Votat e diasporës do transportohen në 85 shtete të botës, caktohet kompania

30 Mars 2025, 15:43Politika TEMA
Votat e diasporës do transportohen në 85 shtete të botës,

Vota e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të shpërndahet në 85 shtete të botës ku ata jetojnë dhe punojnë, sipas grafikut të paracaktuar edhe nga KQZ për të gjithë aplikantët (kërkuesit) e aprovuar.

Një kompani private ndërkombëtare është ngarkuar për transportimin e votave, dhe ky shërbim ka një kosto që ka arritur deri në 40 euro për çdo votë. Qeveria ka aprovuar një fond prej 10 milionë eurosh për të mbuluar shpenzimet e transportit të 245,808 zarfeve.

Për më tepër, votat nuk do të dërgohen thjesht në kutinë postare të votuesve. Postieri do të tentojë të dorëzojë votën personalisht, duke kërkuar një mjet identifikimi nga votuesi.

Përdoret një procedurë që mund të përfshijë deri në 3 përpjekje për të arritur votuesit në adresat që ata kanë deklaruar.

Ky proces ka filluar dhe do të shqyrtohet më tej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për miratim përfundimtar.

7 Komente

  1. E
    Ermal

    Ca plehrash, per te na mbush mendjen thone postieri do tentoje tre here te kontaktoje personin!! Po postieret kane rregullat e veta nuk jane patronazhista te rilindjes. A u pshurrsha mu ne votime!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje i ri qe te do te miren

      ah more Ermal qe idiote te pavlere si ty, marrin ne qafe shume e shume te tjere e rrjedhimisht nje vend te tere. O idiot! Ne raste te tilla, shteti ose KQZ-ja ne kete rast, detyron Posten Shqiptare te kontaktoje dhe te beje marreveshje ekskluzive me ato posten kombetare te sicilit shtet ku do dergohen materialet per votim. Po ti si njeri i pazhvilluar, i paditur, pa eksperience, pa njohuri, etj, perhap mendimet dhe opinionet e tua pa vlere sikur te jene fakte dhe te tjeret si ty (qe i kemi me shumice ne Shqiperi), te besojne dhe e shperndajne edhe ne tej idiotllekun tend. Dhe pastaj ankohemi se pse nuk behet SHqiperia!!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Lol, rruges do ti ndrrojne kutite me kuti bari.....lol nderkohe ska nevoje te mbrrijne ne qender "votat"...me vjen keq per ata qe do marrin mundimin, sa naive....!lol

        Përgjigjjuni
      2. s
        sapa

        Filluan Matrapazet!Prit prej tyre te bejne shtet!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Amerikani

          O injorant komentues qe jetoni ne shtete primitive si greqia. Kur merr nji gje ne post, qe ka vlere te larte ose eshte nji gje important, postieri kerkon nji gje identifikues dhe nji firm per ceshtje sigurie dhe per ti garantuar derguesit qe ka arritur te destinacioni i duhur. Me siguri do jete zgjedhur DHL per kete pune.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hazizi

            Me duket pune e kote kjo e shpenzime te kota. Emigrantet kane hallet e tyre dhe nuk u a ndjen fare se cfare behet ne shqiperi.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              votoni ju se zarfet i mbush ramazoni vet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje