Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestimin e Berishës, Noka: Po kërkojnë t’i mbyllin gojën! Aksioni jonë do të përshkallëzohet

13 Dhjetor 2023, 15:05Politika TEMA
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestimin e Berishës, Noka: Po

Krahu i djathtë i Sali Berishës, Flamur Noka foli me tone të ashpra kundër qeverisë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK, duke thënë se ky i fundit i shërben Ed Ramës.

Sipas tij SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës pë Berishën, në mënyre që t’i mbyllë gojën këtij të fundit, si dhe për të penguar aksionin opozitar, i cili sipas tij do të përshkallëzohet.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Noka thotë se asnjë nga këto lëvizje nuk do ta pengojë opozitën të përballet më “këtë regjim”, ndërsa shton se pasi të përfundojnë aksionin vetë deputetët demokratë në Kuvend, do të kërkojnë dhe njoftojnë edhe protestë qytetare.

“Dua t’ia kushtoj këtë kohë situatës politike dhe reagimit të opozitës. Situata politike është në ditën më të zezë të saj. Këtu po ngrihet një regjim tiranik. SPAK po përdoret për të goditure opozitën dhe po bën politikë. E ka kthyer veten në një shërbim të regjimit kundër opozitës

Sapo Berisha bashkoi grupin parlamentar SPAK fabrikoi një dosje për ta sulmuar atë. Sapo kishte nisur mosbindja civile në Parlament, dhe jemi në momentin që do krijohet një front parlamentar. SPAK izolon Berishën nga aktiviteti i tij politik. Ky sulm është një sulm i regjimit ndaj opozitës, ndaj PD.

Pse SPAK në tetor shkeli më këmbë kushtetutën dhe sot kujtohet ta respektojë?  Është betejë për të mbrojtur nga regjimi mafioz, kriminal.

Ne akoma nuk kemi ezauruar akoma fazën tonë të protestës, do ta kulmojmë këtë betejë dhe më pas do të thërrasim këtë betejë.

Pa u rikthyer të drejtat kushtetuese dhe ligjore, nuk do të ketë normalitet në atë parlament. Sa kohë nuk dëgjohet zëri i opozitës, nuk ka parlament normal. Çdo kërcënim ne e presim ballazi dhe nuk trembemi fare. Çdo veprim do të ketë një kundërveprim.

Ashpërsimi i masës që kërkon SPAK është përshkallëzim i aksionit opozitar dhe i mosbindjes civile që po bëhet gati, dhe e dyta, gjithë kjo ngutje është për t’i mbyllur gojën Berishës. Ai kishte një javë që kishte nisur të nxirrte fakte të reja për inceneratorin e Tiranës, kur SPAK kërkoi ndryshimin e masës. Ai nxori dhe prova të tjera që SPAK i ka zhdukur”, tha Noka ndër të tjera.

 

 

11 Komente

  1. T
    Trotski

    Praj mor Spiun i Serbit !!! Ne Burg do te perfundoni te Gjithe se keni shire Leme me fondet Publike.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Spiuni vullnetar i non gratës,duhet të mësojë abetaren e qytetit pastaj te flasi ne TV.

      Përgjigjjuni
    2. r
      reti11

      Oooo Muuuuuli, or hajdut ordiner! Kujton se kopili i srrbit do te te shpetoje prej burgut! Or plere, ne pidh te sheqeres do vesh edhe ti!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juristi

        Ku e keni gjetur kete budalla,pash zotin?

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edantes

          O mul noka u rite e nuk u poqe po mbete kokloqe.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            O Muli ik e futi nje pace me Fahriun se keto ke nje jete qe i thua e sti degjon njeri.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pillari

              Çfare do pershkallezos me or budalle se nuk po jeni ne gjendje te mblidhni me as 10 veta dhe do mbesni vetem ti Sala e Argita me Edi Paloken

              Përgjigjjuni
              1. L
                LG

                Me thene te drejten une nuk kuptoj shume nga politika por kuptoj qe politika eshte shkence kurse SPAK eshte organ. SPAK eshte organ i pavarur dhe nuk varet nga askush. Merr vendimet ashtu sic ja pret 'kungulli" dhe ky Muli mund te kete mendimet e veta, por se pyet njeri. Muli, Berisha apo Rama u pyeten kur ben ligjet. Aty mbaron puna e politikanit. Politikanet nuk kane te drejte te gjykojne krimet, vjedhjet, abuzimet, por kane te drejte te ndertojne rrugen e Shqierise drejt prosperitetit. Pasi e kane ndertuar kete rruge qe quhet SPAK, Muli thote hajde ta prishim dhe te bejme nje rruge njekalimshe ku te kalojne vetem bagetite e Sali Berishes. Demokracia nuk punon keshtu or Mul. Te hengri bytha dhe bere demokraci, tani duroje dhe vdis ne demokraci. Nuk ka me kthim ne komunizem ku sekretari i partise vendoste se kush vidhte.....

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Besnik

                  Ky Muli eshte magjar!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TifoSaliu

                    Ky është më hajdut dhe më kriminel se salehSahaleja, prandaj llap e llap e s'ka të ndalur. Nuk e di qyqari, që është nul! Kujton se po e dëgjojnë, kur njerëzit mezi po e durojnë...

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gangot ne skene per saligangon!

                      Hall te madh ke, o nul muli! Ku e ke hallin?! Me siguri halli eshte tek pazaret, qe keni bere sebashku. Ato apartamentet ne Sarande si i ke, si more? Te tjerë perfitime do te dalin, me siguri. Turp e faqja e zeze per keta larashë si kafshë, që në emër të ''popullit'' i heqin tjetrit me dhunë të drejtën e ushtrimit të detyrës! Ku është Liiiiiiigji?! Ku je, o SPAK? Bëhu i gjallë për sëgjalli, se po na nxijnë faqen në mbarë botën këta balashë, që nuk kanë as njerëzillëk, as atdhedashuri, vetëm sillen si kurva, që u ka dalë boja!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje