Kërkoi leje për të marrë pjesë në seancat plenare si deputet, rrëzohet kërkesa e Berishës

19 Janar 2024, 09:23Politika TEMA
Kërkoi leje për të marrë pjesë në seancat plenare

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në cilësinë e deputetit.

Disa ditë më parë, përmes avokatëve, Berisha bëri një kërkesë për të dalë nga arresti i shtëpisë dhe për të marrë pjesë në Kuvend. Sipas avokatëve të Berishës kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

“Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj”, thuhet ne njoftim.

 

Lini një Përgjigje