Këshilli Kombëtar publikon rezolutën: Riorganizimi i PD përmes zgjedhjeve, të dëgjohet zëri demokratëve

20 Qershor 2023, 14:16Politika TEMA

Këshilli Kombëtar publikon rezolutën: Riorganizimi i PD

Është mbledhur sot Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku ka miratuar rezolutën për riorganizimin e zgjedhjeve.

Burimë për media bëjnë me dije se në këtë mbledhje kanë marrë pjesë 197 anëtarë nga 326 që janë në total.

Këshilli Kombëtar ka vlerësuar se është thelbësore për ekzistencën e Partisë Demokratike që të zgjidhen që nga anëtari më i thjeshtë e deri në organet drejtuese dhe përfaqësuese të saj.

Rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD:

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur sot, në 20 qershor 2023, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore,

– Diskutoi mbi situatën në Partinë Demokratike duke vërejtur me shqetësim zhvillimet politike dhe përpjekjet për të anashkaluar dhe tejkaluar konsultimin, diskutimin dhe vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar veçanërisht pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, 2023.

– Këshilli Kombëtar vlerëson se në këto momente përcaktuese për të ardhmen dhe ekzistencën e Partisë Demokratike është përgjegjësi e gjithsecilit, që nga anëtari më i thjeshtë e deri në organet drejtuese dhe përfaqësuese të saj, të veprojnë me pjekurinë, maturinë dhe vullnetin e duhur në shërbim të ngritjes, forcimit dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në alternativë vlerash e parimesh që duhet të rezonojë me nevojat e shoqërisë shqiptare.

– Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.

– Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian.

– Këshilli Kombëtar për sa më sipër, në mbështetje të vendimmarjeve të Kryesisë së Partisë Demokratike ju bën thirrje të gjithë anëtarëve, drejtuesve dhe përfaqësuesve demokratë të angazhohen vendosmërisht duke i shërbyer të ardhmes së Partisë Demokratike dhe projektimit të saj si e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshim.

Tiranë më 20/06/2023

2 Komente

  1. L
    Luani

    Urime dhe besimplote nga ndarja përfundimtare nga kasa e vjeter , nomenklatura komuniste me sali kërmën .., zgjidhni njerzit e rinjë, të duhur dhe patjeter qe njerzit do tu votojnë.., themelore nga ndarja dhe denimi me forcë nga kërma plakë..!!

    Përgjigjjuni
    1. k
      keshtu mendoj

      Në qoftese eshte e vertete, do te jete nje veprim shume dinjitoz dhe i mbare per vendin. Une jam 150% kunder kesaj te djathte qe eshte sot, por po te riorganizohen me njerez pontencial, me nder e dinjitet, te mos kene me parrulla per te rrezuar komunizmin imagjinar si Sali Berisha me shoke, por platforme, ide, nder qe mungon kudo, andej dhe kendej, do te jete nje mrekulli per shqiptaret dhe kombin. Une nuk i njoh keta te rinj, por me faqet e Bardhit me lesh te pa lare apo tundbythet e asajTabakut dhe ca te tjere te vjeteruar e gjoja te rinovuar, nuk ka alternative opozitare dhe perspektive per te patur ardhje ne pushtet. Jane te konsumuar deri ne palce keto femra e meshkuj. Une ju uroj sukses!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje