Alfred Moisiu kritikon europianët: Po tentojnë ta bëjnë ujkun, qengj

20 Qershor 2023, 11:05Politika TEMA

Alfred Moisiu kritikon europianët: Po tentojnë ta bëjnë

Nga Shkodra, teksa zhvilloi një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Drejtësisë, ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, komentoi situatën në veri të Kosovës dhe rolin e Shqipërisë.

Ai ironizoi përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se vijnë nga 2 vende që nuk e njohin Kosovën.

“Është e vërtetë që Kosova është në një situatë të vështirë. Lufta për pushtet ngatërrohet me luftën për komb. Si mund të zgjidhet ky konflikt kur në krye janë 2 njerëz që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, Borrell nga Spanja dhe Lajçak nga Sllovakia. 

Po tentohet që ujkun ta bëjmë qingj dhe qingjin ta bëjmë ujk. Nga na doli tani që Serbia qenka kaq e mirë?”, tha Moisiu.

Gjatë bashkëbisedimit të tij me studentë dhe pedagogë, Moisiu kishte kritika edhe për klasën politike në vendin tonë.

“Klasa jonë politike ka mungesë të theksuar të kulturës ligjore dhe kushtetuese. Jemi i vetmi vend ku kryeministri është i betonuar. Merr votat dhe thotë 4 vjet mirupafshim. Nuk ka Zot që e lëviz nga vendi. 

Një dëm të madh na bën korrupsioni. Është interesant se ato që çirren më shumë për luftën ndaj korrupsionit janë kapot e korrupsionit. Reforma në drejtësi ishte një arritje, por po ecën shumë avash dhe ka dy defekte. 

Kur flet drejtësia, politika hesht. Gjithmonë politika ka luajtur rolin e akrepit, ka helmuar drejtësinë dhe e ka korruptuar”, u shpreh ish-presidenti.

6 Komente

  1. A
    AI

    Bravo !

    Përgjigjjuni
    1. S
      S.Gr.

      Je i vetmi BURRE SHTETI qe meriton te udheheqesh kete vend. Njeriu me i ndershem dhe patriot.

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Ore jeni te sigurte qe keto fjale i ka thene ky budallai?

        Përgjigjjuni
        1. O
          On

          O Zot!!!!!!! Pse?

          Përgjigjjuni
          1. m
            mendoj

            Megjithe respektin e madh, duhet te te korigjoj zoti Moisiu: shprehja qe "si mund te zgjidhet ky konflikt kur ne krye jane dy njerez qe vijne nga shtete qe nuk e njohin Kosoven, Borrel nga Spanja dhe Lajçak nga Sllovakia" , parimisht, diplomatikisht nuk duhet të thuhej nga ana juaj, nje njeri me reputacion te plote shtetari dhe funksionari, nje njeri i mendimit te urte dhe te forte, i pergjegjshem per ate qe thua. Mund te jete e vertete, por a di nje fakt se ata veprojne ndryshe nga parimet europiane? Pastaj ne e dime te gjithe se eshte Albin Kurti qe eshte kundra te gjitheve, Vuçiçi perpelitet dhe e çfrytezon o injorancen e Albinit, o tradhetine e Albinit qe i ka bere qe shpejt kombit shqiptare. Faktet jane barre.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rama Vučić

              Pyete Ramën pse ka zënë mik Ujkun!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje