Këto janë zgjedhje për Ramën, Berishën dhe Metën, kandidatët duket se janë të gjithë ‘kukulla’ të kryetarëve

6 Prill 2023, 12:29Politika TEMA

Këto janë zgjedhje për Ramën, Berishën dhe Metën,

Më 15 mars, ish-presidenti për pesë vjet dhe ish-kryeministri për tetë vjet, Sali Berisha, udhëtoi drejt Mirditës, një bashki që nominalisht ka katër qyteza minerare, 28 mijë zgjedhës në lista dhe 81 fshatra, shumica e të cilave duket se nuk janë lidhur ende me rrugë të asfaltuara me pjesën tjetër të vendit.

Media e opozitës syri.net njoftoi se kandidati i opozitës është Albert Mëlyshi, ndërsa raportoi gjerë e gjatë se çfarë tha Berisha. Vetë kandidati nuk foli, së paku jo në këtë lajm. Ndërsa në media të tjera, emri i kandidatit humbi nëpër të pa u përmendur fare.

Shqipëria ka 45 subjekte të licencuara për transmetime televizive dhe shumë e shumë media, të cilat kanë transmetim 24-orësh vetëm me lajme. Ta ha mendja se ndonjë prej këtyre televizioneve do të kishte shfrytëzuar rastin të mbushte ndonjë cep të programacionit që është jashtëzakonisht rraskapitës për t’u mbushur, edhe me një ngjarje të tillë si prezantimi i kandidatit të opozitës në bashkinë Mirditë. Në fakt, për aq sa mund të gjendet duke kërkuar online, asnjë nga televizionet kryesore nuk rezulton të ketë bërë ndonjë kronikë, apo të ketë intervistuar kandidatin.

Kandidati përballë tij, Ndrec Deda, nuk rezulton gjithashtu të ketë dhënë ndonjë intervistë gjëkundi prej shumë dhe shumë vitesh.

Sa i përket Mëlyshit, fjalimi i tij i kandidimit mund të gjendet vetëm në një faqe youtube të vetë Partisë Demokratike, ku fjalët e tij ndëpriten nga brohoritjet e herëpashershme të pjesëmarrësve në takim “Sali Berisha, Sali Berisha.”

Në anën tjetër në Shqipërisë, në Vlorë, dy socialistë garuan për postin e kandidatit të kryetarit të bashkisë. Ta ha mendja që një garë e tillë, megjithëse brenda partisë, duhet të shfaqë mjaftueshëm interes publik sa ndonjë gazetar a gazetare nga ndonjë prej shumë televizioneve kombëtare a lokale, t’i afrohet kandidatëve paraprakisht për t’i intervistuar. Për t’i pyetur se çfarë ka ai ndër mend të bëjë për qytetin që ka në plan ta qeverisë për katër vitet e ardhëshme, ose, mos o Zot, për t’i bërë ndonjë pyetje provokative, nga ata që gazetarët i bëjnë rëndom nëpër botë: ta pyesin, fjala vjen, nëse kandidatit i pëlqen mishi apo peshku, nëse i pëlqen çokollata e bardhë apo çokollata e zezë, nëse preferojnë qentë përkundrejt maceve, nëse shqetësohen për ngrohjen globale apo zinë e bukës në Somali.

Votuesi, vlonjat apo tjetër, ka gjasa do të zhgënjehet. Qytetarët ka shumë gjasa që këto zgjedhje, njësoj si të në shkuarat, do të shkojnë në kutinë e votimit (nëse do të shkojnë), pa pasur ende të qartë në kokë emrat e kandidatëve, e jo më, ndonjë ide të secilit prej tyre se çfarë duhet bërë me qytetin.

Në vend të kandidatëve, në shumë televizione, ata që po intervistohen janë gazetarët. Gazetari raporton në lajme dhe po ashtu edhe në emisionet e mbrëmjes, ku intervistohet nga moderatori se çfarë ndodhi. Në vend të kandidatëve për deputetë dhe çështjeve të rëndomta vendore, si ujësjellës a kanalizime, urbanistikë, parqe a kazanë mbeturinash, shqiptarëve po u buçasin veshët nga gjëra të mëdha.

P.sh., në shumicën e televizioneve, lajmi mbi caktimin e kandidatit socialist të Vlorës konsistonte në faktin që vetë Edi Rama ka marrë mundimin të shkojë atje. Vetë Rama del çdo ditë në media për të folur se si ka ai në plan të rrisë pagat e pensionet dhe se sa të pashpirtë janë pronarët që mbajnë paga të ulëta. Berisha ka hallin e tij me emërtimin “i korruptuar” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa akuzon Ramën për të korruptuar.

Dukshëm, kandidatët socialistë kanë një si tip kod heshtjeje, një lloj omerta-je në këto zgjedhje ndërsa në rastin e kandidatëve të opozitës, ata ose nuk kanë ndonjë gjë për të thënë, ose, media nuk u qaset për t’i intervistuar. Duke pasur parasysh se shumica e televizioneve kryesore dukshëm favorizojnë qeverinë, ka gjasa që është kjo e dyta.

Ambasadorja Audrey Glover ishte drejtuesja e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR në zgjedhjet e vitit 2019. E njëjta qëlloi që do të jetë edhe këtë vit. Herën e kaluar ajo vërejti se si politikanët shqiptarë “kanë pak respekt” për votuesit, se media nuk ofron informacion mbi kandidatët dhe rrjedhimisht, votuesit kanë pak shanse të bëjnë një zgjedhje të informuar.

“Për kë bëhen zgjedhjet, për politikanë apo për votuesit?” pyeti Glover në mënyrë retorike në atë kohë. Ajo ka gjasa që do ta përsërisë këtë vërejtje edhe kësaj here. Këto nuk kanë zgjedhje për kryebashkiakë, Shqipëria nuk ka të tillë. Këto janë zgjedhje për të votuar Ramën ose Berishën dhe Metën, ndërsa kandidatët duket se janë të gjithë ‘kukulla’ të kryetarëve.(BIRN)

6 Komente

  1. C
    Communist Republic Banana Albanistan, lol

    Ai ne ata ato, lol Albaniston si shojegohet ne shekuj nje WC ne sy te botes… lol

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kela vajz bukuroshe tirone

      Keni nje alternative jashte Metes, Berishes dhe Rames por me popullin Ky eshte Profesor Arlind Qori i Levizja Bashke.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tomorri

        Keto jane zgjedhje qe duhet ti fitoje Berisha. Rama po tallet me pensionistet dhe administraten. Rritja e fundit e pagave eshte tallja me e madhe qe po ju behet punonjesve te administrates. Po ju rritet paga deri ne kufirin ku i kap tatimi 23% ata qe jane nen kete kufi, dhe atyre qe jane aktualisht mbi kete kufi po ju rritet vetem pak. Pra nje punonjes qe do marre pagen e re nga 140 mije leke ne 205 mije leke. Ne fakt me pagen e vjeter merrte 120 mije lek te reja ne dore. Nderkohe me pagen e re prej 205 mije lekesh do marre ne dore 135 mije lek sepse 609 mije lek shkojne per taksa. Rritja e vertete eshte 15 mije lek. Prandaj Rama te pirdhet se administrata do votoje kundra.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Altini

          Po ky Rama qeka legen fare. Me ke tallet ky. Si ore punonjesi i administrates te paguaje 23% tatime dhe 11.2% kontribute pra 34% te pages i shkon taksa. Kurse oligarket kastrati sallilari morina, zamiri e kushdo oligark tjeter paguajne tatim mbi fitimin 8% O te shk... nonen o Km

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evisa

            Ne jemi një popull që nuk gjejmë gëzim në gjëra të vogla, bashkuese, të cilat përbëjnë jetën tonë të përditshme, si mbjellja e një luleje, pastrimi i ambientit, rregullimi i lulishtesh para shtëpisë, mirëmbajtja e këndit të lojrave për fëmijët, e plot e plot gjëra të tjera që zbukurojnë ambientin ku jetojmë. Por jo, të gjithë flasim për hallet e kësaj bote, si psh: pse Putini sulmoi Ukrainën, a është Kina komuniste apo një përzierje ideologjike, pse Kim është i rrezikshëm për lindjen e largët, a mund Izraeli të sulmojë Iranin, kush ka bërë progres më të madh India apo Kina, a ja ka kaluar Anglia Francës në prodhimin e përgjithshëm bruto, edhe sa kohë do rezistojë Kuba për të hequr dorë nga komunizmi, ka të drejtë Trump që thotë se i vodhën zgjedhjet, a ja kalon Venezuela Arabisë Saudite për rezervat në naftë, do largohet më në fund Erdogan nga pushteti pas këtyre zgjedhjeve, Bolsonaro është një Trump dhe asgjë tjetër, Berisha do fitoj, Alibasha do shkojë në të s'ëmës, Rama do çeli një ekspozitë në galerinë moderne të New Yorkut ku do të ekspozojë të gjitha fotografitë nudo nëpër plazhet e rivierës franceze, dhe më në fund ashtu siç thotë ajo kënga brilante e kënduar nga Agron Llakaj, dy vargje të së cilës flasin sa për vëllime të tëra,"..kemi fëmijët pa bukë,(vërr-vërr dëgjohet tingulli i lahutës me një tel të vetëm) çoni Elianin në Kubë" dhe përsëri teli i vetëm i lahutës ja bënë gërrr, gërrr,.....deri në përjetësi Zot, ç'të paskemi bërë që na ke mallkuar kaq rëndë?Por ajo që bëri komunizmi, i cili gjithë ditën na mësoi të merremi me hallet e botës vetëm për mos të parë tonat, ky vërtetë është mallkim më i madh se ai i Zotit. .

            Përgjigjjuni
            1. O
              Opionisti

              Ndryshimi qe do beje rama do jete ku do mbaroje 14 maj edi rama kryemistre zevendes kryeminister erion velia minister jashtem xhoana nano minister arsimi filip Cakuli minister ndrejetei spartak gjela minister finace ylli bufi minister energji mark dajdi minister kulture genc caka minister bujqesii agron duka minister mbrojtes alfred moisiu minister rendi lega zogu

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje