Prej disa muajsh Partia Socialiste ka ngritur një grup pune informal me kryetarët e grupeve parlamentare me qellim për të reformuar strukturën organizative dhe burimet njerëzore të kuvendit.
“Sot që flasim kemi një grup pune, e theksoj informal. Ajo që ne kemi filluar si proces tani është që të përcaktojmë një plan me faza nëpër të cilat duhet të kalojë ky proces, qëllimi i të cilit është përmirësimi i efikasitetit, eficencës, punës së kuvendit”, tha Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat.
Kryetari i këtij grupi, Eduard Shalsi tregon në një intervistë për Euronews Albania se procesi i integrimit e detyron këtë gjë.
“Kuvendi me sfidat e reja, një nga të cilat është kjo e anëtarësimit në BE, por edhe për të rritur kapacitetet monitoruese, kontrolluese të agjencive të ndryshime por edhe të qeverisë, në vetvete do duhet që të përmirësojë strukturën, por do duhet dhe një filtrim të burimeve njerëzore me qëllim për të thithur sa më shumë njerëz profesionist”, u shpreh Shalsi.
Ai fton dhe opozitën të jetë pjesë e këtij grupi.
“Ne besojmë që ka disa zëra racionalë brenda opozitës që do të duhet të marrin përgjegjësinë për t’u bërë pjesë, por edhe për të kontribuar me ide për të cilat ne jemi shumë të hapur”, tha ai.
Shalsi hedh poshtë ngritjen e një komisioni për të kontrolluar SPAK si dhe ka një mesazh për opozitën.
“Është një spekulim i pastër që e kam thënë, e them që në rastin më të mirë është padijeni, në rastin më të keq është hedhja e një tymnaje pikërisht nga ata aktorë që i tremben SPAK-ut”, u shpreh Shalsi.
Për çfarë tymnajë e ka fjalën ky hipokrit, kur thotë se është "një tymnaje pikërisht nga ata aktorë që i tremben SPAK-ut” Si mundet mor vagabond dhe shërbëtor i fëlliqur politik, të kërkojnë pavarësi të SPAK-ut ata që i temben këtij institucioni? Janë ata që i trëmben që duan t'a kontrollojnë dhe hedhin idera shantazhuese, pra jeni ju, kupola tmerrësisht e korruptuar e PS që doni t'a vini nën thundrën. Dhe po ashtu, jeni ju që keni vendos altoparlantin në majë të dritares duke nxitur një të marrë t'a fyej mbarë e prapsht të vetmin institucion shpresë në Shqipëri. Mos kujtoni ju zgjyra të fëlliqur, hajdut xhepash se ka budallenj në këtë vënd që nuk e ka të qartë se pas Berishës dhe llumit verbal që ai lëshon kundër SPAK qëndroni ju kupola e PS me Edi Ramën në krye. Sharjet e Berishës për Edi Ramën janë vetëm për të mbuluar bashkëpunimin, një sjellje 30 vjeçare e tij e njohur sot edhe prej fëmijve.