PD kërkoi amnisti për Salianjin, Manja: Amnistitë nuk marrin në konsideratë emra të përveçëm, pavarësisht funksionit apo detyrës

24 Janar 2024, 21:30Politika TEMA
PD kërkoi amnisti për Salianjin, Manja: Amnistitë nuk marrin

PD dërgoi në Kuvend një amendament, me të cilin kërkon të amnistohet deputeti Ervin Salinji. Ky dokument u dorëzua të martën nga Ferdinand Xhaferri, i cili kërkon që çdo person që është dënuar me 2 vjet burg nga shkalla e parë dhe nuk është dhëmë ende një vendim nga apeli, të falet.

Lidhur me këtë, i ftuar në “Real Story”, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka thënë se amnistitë nuk marrin në konsideratë emra të përveçëm, pavarësisht funksionit apo detyrës.

“Nga kjo amnisti nëse do të marrë votën e 84 deputetëve përfitojnë afërsisht 700 të dënuar që sot janë në institucionet tona dhe rreth 2 mijë e 72 të dënuar me shërbim prove. Amnistitë nuk marrin në konsideratë emra të përveçëm, pavarësisht se çfarë funksioni apo detyre mbajnë. Ne kemi një qendrim të qartë, i kemi përjashtuar nga amnistia të gjithë personat e dënuar apo që heton dhe gjykohen për krime kundër drejtësisë.

Është qendrim ky dhe këtu nuk merren në konsideratë emra. Ne kemi thënë që kush është dënuar për një krim kundër drejtësisë, nuk përfiton nga amnistia. Këtë të drejtë nuk ua kemi dhënë as burrave, as grave, as të miturve, thjesht i kemi futur si kategori përfituese. Nuk dua të ndalojë në emra konkretë”, u shpreh ndër të tjera ministri Manja.

4 Komente

  1. K
    Koli

    Une se kuptoj kete Historine e ketij Langos Salianji.NQS eshte denuar pse eshte i Lire,dhe kur do beje Burgun qe i takon oer Mashtrimin qe boni.Futeni ne Burg Shkerdhaten bga Katunet e Korces,te gjithe duhet te jene te barabarte para Ligjit.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rezi

      Salianji të mësojë të sillet, mos të shkelë ligjet që ka për detyrë ti zbatojë, mos të shpifë e gënjejë që mos të dënohet. Ai duhet të dënohet për atë që bëri, TË DËNOHET.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Po si mund të ketë falje për një krim që nuk është i formës së prerë? A nuk duhet më parë të marrë vendim apeli e nëse dënohet atëhere të përfitojë nga amnistia???

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Atehere… po te keni bythe ju halet e PS, miratoni faljen e 700 te denuarve, dhe perjashtoni nga falja putanen Salianj, i cili u denua per gojore edhe me te ndyre nga Safet Gjici. Kjo eshte burrerore por ju s’keni bythe ta beni.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje