Komisioni hetimor për 'Sterilizimin', ish- mjeku: I thashë SPAK-ut, mbylle këtë çështje se na morët shpirtin! O na fusni brenda, ose na lini rehat

23 Shtator 2024, 13:10Sociale TEMA
Komisioni hetimor për 'Sterilizimin', ish- mjeku: I thashë

Komisioni hetimor për ‘Sterilizimin’ ka vijuar edhe sot seancën dëgjimore me dëshmitarët.

I pari që është paraqitur ishte Petro Mersini, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor. Ai u shpreh mjaft i indinjuar duke kërkuar që kësaj çështje ti jepet fund.

“I thashë SPAK-it, mbylle se na morët shpirtin, ose na fusni brenda ose na nxirrni jashtë, tre vjet, pesë vjet.

Këtu është të thuash të keqen e Enverit, një muaj të bënte gjyqin, të fuste brenda, të nxirrte jashtë”, tha ai.

Sa i përket mjeteve kirurgjikale, ai u shpreh se mjetet që përdoreshin më parë ishin të vjetra, ndërsa tani janë futur sete të reja.

“Ishin të vjetra kishin 30 vitesh dhe ankoheshin mjekët nuk presin. Mbanin vegla në dollapin kur vinin nga jashtë mjek dhe këta mjekët këtu ja mbanin disa vegla atyre, se ata vinin me veglat e tyre.

Erdhën të reja instrumentet kirurgjikal dhe kirurgët na falenderonin, na shpëtuat thonin.Tani janë shtuar.

Më parë hapeshin instrumentet nëse ishin parashikuar 4 operacione infermierja i planifikonte sipas operacionit ndërsa mjeku kirurg zgjedh ca seti do”, tha ai.

27 Komente

  1. B
    Ben

    Cfare i keni keta monstra ne Shqiperi? Ose na fusni brenda ose na lini rehat? Shume trima i paska bere paraja!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Kush e njeh e din mire sa servil dhe i bindur per mire e per keq, pra kur i thonin firmos nuk mendohej dy here edhe nese shkelej ligji Petrua se nuk ja prishte shefave, prandaj dr Petron askush nuk e leviste nga drejtor. Ben dhe viktimen nje vemje administrativ, e tmerrshme.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        Komentojne ca rob pa e pas idene fare. Apo donit tju operonin me thika buke? Kete po thote ky mjeku: me perpara i zjenin bisturite nga 1000 here dhe vinte nje dite qe nuk prisnin me. Merrnin robt infeksione. Mjeket e huaj i merrnin me vete pajisjet dhe keta tanet u luteshin per nje bisturi. Sot eshte 100% ndryshe. Sterilizimi ishte i domosdoshem. A ka shkare ndonje lek nen dore ne tender? Ndoshta po. Por mos shani nje gje te mire si procesi sterilizimit pse ai qe beri tenderin mori ca leke nen dore. I thone nje fjale: mos hidh ne plehra edhe femijen bashke me panolinat e pista!

        Përgjigjjuni
        1. N
          NIku

          SPAK nuk po heton ishte apo s'ishte i duhur sterilizimi, po heton SI U BE sterilizimi, KUSH i mori leket dhe SI i mori? Ashtu sic ne nuk po bejme mjekun edhe ky s'mund te beje hetuesin e t'ju thote o na fusni brenda, o na lini jashte. Hetimi kerkon kohen e vet, po s'ka bere gje, le te kete durim e te vazhdoje punen.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sportisti

            SPAK po e torovit kete ceshtje me vite. Nderkohe mban njerez ne burg pa patur prova flagrante. Gjykata mund ti nxjerre te pafajshem. Nuk ia kthen kush vitet e burgut. Kemi nje te keqe se i fusim te gjithe ne nje thes.

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vezhguesi

            Pensionisti-dikur, "xhaxhi" te bente synet me thua per disa gjera dhe ne kete mes kujdesi per shendetin ka qene i pa diskutueshem. Ata qe punonin ne shendetesi e kishin te qarte se kishin pergjegjesi deri penale per gabimet qe mundet te benin, nderkohe askujt nuk i shkonte mendja te merrte para nga pacientet. Ne nje rast, nje kirurg shume i zoti u fut ne burg pasi u kap duke marre para. Kete ta them me siguri absolute, pasi jam i biri i njerit prej kirurgeve me te famshem ne Shqiperi ne kohen e xhaxhit. Im ate, ashtu si edhe te gjithe mjeket e brezit te tij ishin te perkushtuar per pacientet dhe shteti, me mundesite qe kishte i furnizonte me paisjet e duhura. Ate regjim mundet ta shash per shume gjera, por te pakten duhet ti njohim dy merita qe ishin shkolla dhe shendeti publik. Natyrisht qe kishte mungesa, por sterilizimi eshte nje proces qe njihet ne gjithe boten dhe veglat kirurgjikale nuk jane nje perdorimshme. Perjashtim bejne aget qe perdoren per injeksione. Une nuk e di nese ato qe deklaron ky zoteria jane te verteta apo jo, por e di se mjeket ne Shqiperi jane bere miljonera duke bere pazar me jetet e njerezve. Shoku im i banges ne gjimnaz eshte mjek kirurg. Kur i kam shkuar ne shtepi per te takuar prinderit e tij, jam mahnitur prej atyre qe kam pare atje. Mobilje te gdhendura me dore nga Italia, qe nje rrogetar i zakonshem as qe do kishte mundesi qe ti afrohej dhe jo me ti blinte, pa folur per brezin e tim eti, i cili kur vdiq na la bicikleten e tij te vjeter dhe emrin e nderuar. Keta te sotmit kane aq para sa te mos punojne me breza. Nga ana tjeter duhet thene se rrogat e mjekeve kane qene qesharake dhe mbase jane akoma te tilla, por cdo individ ka te drejte qe te zgjedhe; te punoje ne spitalet publike apo te hape spitalin apo kliniken e vet. Keta tanet duan ti kene te dyja mundesite qe kur nje pacient te shkoje ne spitalin publik, ata ta drejtojne tek privati, qe ne shumicen e rasteve eshte vete mjeku.

            Përgjigjjuni
          3. A
            Armand

            Ore Petro Mersini dikur ne te kujtohet the qe duhet te kesh bythe te ulesh ne karrigen time. Tani asaj bythe dili per zot. Nuk ishte e nevojshme te firmosje cdo vjedhje te cdo ministri. Mund te dorezoje detyren dhe do ishe i qete ne punen tende.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edit Xhajana

              Ne burg ti fusin keta kellira, servile dhe bandite qe rrjepin njerezit me mallin dhe postin e shtetit si mjek ne spitalet publike. Do meshire ky zagar bashke me Arben Gjaten qe firmiste i punesuar ne 10 bordero bashke me ca birbo te tjere!

              Përgjigjjuni
            2. N
              Niku

              Nuk merret vesh pse ankohet ky robi. Enveri per ate pune te hiqte qafe edhe pa gjyq. Hetimet do zgjasin sa te zgjasin, ne kohen e Enverit nuk i fshihte dot njeri parate neper bote, gjendej hileja kollaj, tani jane bere esnafe, i vene ne QIpro, Zvicer, Dubai. Natyrisht qe merr me shume kohe.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Parruca

                Epo kur vjedh dujet ti kesh parasysh dhe keto taksirate. Se ata duhet me ta qendis mire dosjen para se ta cojne ne gjykate.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Messerschmitt

                  Mjere shqiptaret per ata qe kane dhe po drejtojne mjeksine dhe institucionet shendesore pik

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mejku Varikarin

                    Mos e rruani se e kane bere si modeli i fbi. Keshtu i thoshin ca shqipo gansgtera vajten vete atje i thann aman na rrasni brenda se na qite nenen nuk po na ze me gjumi naten.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aleks Xinxa

                      Zoti mjek e ke shume mire qe ju ke thene keshtu por do presesh ca sa te bejne shtetin e Baba Mondit.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zaza

                        Mire jua beri spaku dhe likja tit vasili qe moren leket e sterilizimit me ate zv ministrin rjepaj po fol o shoku petro thuaj te verteten mos rrini si hunj Tit vasili hajduti ju ka mare ne pyetje Sa per enverin kot qahesh pietro baba jot ka qene atje te enveri kunderzbulim.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Toni

                          Asnjën qindarke nuk ka vjedh ky mjek të cilin e mjoh nga afër , prandaj mos shpifni kot !

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kopenhagen

                            Ti qe e njeh nga afer pyete pak pse nuk i pranoi konteineret me materiale spitalore nga Danimarka, perfshire edhe 50 ambulanca te perdorura Mercedes Sprinter (flasim per standard danez), dhe pas pak muajsh bene tenderin dhe blene ambulanca pa paisje brenda si furgonet e patateve qe perdorin ne fshat. Pyet kete dhe Beqen.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hahahh e forte kjo ...

                              Hahahahha mese e vertete...... Do te gjeje rehat tani me SPAK mbasi te mabrojne Hetimet..... do kete kohe per tu Reflektuar kure te denohet.....

                              Përgjigjjuni
                          2. E
                            Eraldo

                            Ne kohen e Enverit nuk kish mender njeri byth te bente keshtu ,tani po... shini nè tè se jeni fund e kry... te koruptum

                            Përgjigjjuni
                            1. Analist

                              Ben paske qene pak i manget .Ti dhe disa komentues qe vetem shajne .Duhet ta dish ti ben se ky nuk kishte pjese ne vjedhje e lekve se linte ujku i madh pa paragjykuar po te kemi besim se spak do e coje deri ne.fund kete dhe gjithe ceshtjet e tjera .Pa dyshim....

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhaxhi

                                Ne sitemin e Enverit shendetsia ishte ne nivele te larta, mjeket gjithashtu! Nuk kishte mjek hajdut imoral, qe te shikonin nga duart e te semureve! sepse ti tredhte ko..et! Tani edhe hajdut edhe fodull edhe te jep mend! -Kjo qeveri (SPAK) mire jua ben tju nxjerri shpirtin cika cika !

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Anti-komunisti

                                  Shumë mirë t'i lerë të qetë SPAK -u këtë dhe drejtorët e lalit 5D. A tha lali kanë punuar shumë per Tiranen. Që ne gjuhe popullore ça jane ca miliona euro

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Daullxhiu

                                    Te mesoni qe po vodhet ju del shpirti me siklet.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      emigranti

                                      mos u merzite ska marre leket e rushfetit akoma SPAK kur te mare leket do ta mbylle me njeher

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Trapajane hesapi

                                        Komentet e Benito keshtu Jane gjithenje.Pune beni,Jo Pune mjeku e specialisti.Ato qe thote ky mjeku Jane te verteta,si per cilesine e sherbimit,ushqimin ,higjenen,mjetet e punes etj.Nuk Ka te krahasuar me ate degjenerimi sherbimit pas 1990.Gjithe ky hetim si ne kuvend dhe ne SPAK do te Dale flluake sapuni.E patè Dosen Volshi me ate zv ministrin e burgosur? U shpartallua fare,e huruar sa nuk dinte cte pyeste.E patè deputetet Bytha( ne rusisht "zhjopa- zhupa)?Ne rolin e nje cope budallaqeje me pucra kanceroze ne future.Dhe ASPAK-u nuk gjen faktet dhe nderron akuzen per te zgjatur hetimet e per ti mbajtura ne Burg.Drejtesi e shpartalluar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Makiaveli

                                          Ashtu thot dhe Saliu SPAK -u po ben sikur punon. Çuditërisht të gjithë hajdutët mendojnë njësoj kundra SPAK -ut

                                          Përgjigjjuni
                                        2. L
                                          Luani

                                          Injorance e madhe, me thika pa thika sherbimi qe lavderon Petro me privatin eshte me i shtrejte dhe behet me parate e buxhetit te shtetit. Pyetja eshte, pse ky sherbim qe e ben shqiptari privat gjithnje FITIMIN etj nuk e paska bere dhe nuk mund ta bejne shqiptaret e administrates shteterore ???

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Luzati

                                            nje pytje kam per kete Dok e revoltuar nga SPAK "cfare ndodhi me veglat e me pareshme kirurgjikale dhe sterilizatoret qe ishin ne cdo Spital?Kush i grumbulloj dhe i zhduku?Me keto vegla jane operuar me mijera shqiptare ......Keta menazhere duhet te mbyllin gojen se jane te pa afte dhe koruptuar ne palce SPAKU ju a ben mire qe i mban nen akuze hetim..

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje