Konferenca e 6-të ndërqeveritare, Rama: Sot hapim edhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE

16 Shtator 2025, 08:11Politika TEMA
Konferenca e 6-të ndërqeveritare, Rama: Sot hapim edhe 4 kapituj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale, në prag të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian që zhvillohet në Bruksel.

“Sot presim të hapim edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord,” shkruan Rama, duke e shoqëruar mesazhin me një urim për një ditë të mbarë.

Shqipëria pritet të hapë negociatat për kapitujt që përfshihen në Grupin 4: “Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme”, që përfshin fushat e energjisë, transportit, mjedisit dhe rrjeteve transevropiane.

1 Komente

  1. k
    k

    Po atë kapitullin e ujit,korrupsionit,zaptimit dhe fallsifikimit të pronave,pastrimin e parave të pista,ndërtimet pa leje dhe zaptimet me leje gjykate,gjykatat për gijotinë,policia bashkpuntore me krimin,etj,etj ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje