Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas Konferencës së tetë Ndërqeveritare për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar progresin e Shqipërisë si rezultat të reformave dhe meritës.
Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se vendi ka kaluar nga asnjë kapitull të hapur në vitin 2024, në hapjen e të 33 kapitujve brenda vitit 2025, ndërsa shtoi se Shqipëria po i afrohet fazës finale të integrimit evropian.
Ministri ka shprehur mirënjohje ndaj të gjitha Shteteve Anëtare për mbështetjen duke nënvizuar se me anë të këtij partneriteti po bëhet e mundur arritja e rrugëtimit drejt BE.
Postimi i plotë në X i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha:
Muri i Zgjerimit – Ndryshimi po vjen.
Më 14 tetor 2024, gjithçka për Shqipërinë ishte e kuqe. Asnjë kapitull i vetëm nuk ishte hapur.
Njëmbëdhjetë muaj më vonë, më 17 nëntor 2025, gjithçka në murin e zgjerimit u bë e verdhë. Të 33 kapitujt u hapën.
Pas Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mbi #IBAR të mbajtur dje, testi më i madh deri më tani në procesin tonë të përshpejtuar të anëtarësimit, ngjyrat po fillojnë të ndryshojnë përsëri. Ato së shpejti do të fillojnë të bëhen të gjelbra, faza e fundit, përpara se të bëhen “blu” deri në vitin 2030.
E dimë mirë këtë: Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është e besueshme vetëm kur fitohet, bazohet në meritë, bazohet në transformim të vërtetë dhe drejtohet nga një mentalitet vërtet evropian. Kjo është pikërisht ajo që po bëjmë.
Ajo që dikur dukej e largët, e paarritshme ose edhe e pamundur për shumë njerëz, tani po bëhet realitet: hap pas hapi, reformë pas reforme, angazhim pas angazhimi, çdo ditë, së bashku me partnerët tanë.
Faleminderit të gjithëve në Ekipin e Shqipërisë Evropiane!
Faleminderit Komisioneres Marta Kos dhe kolegëve tanë në Komisionin Evropian për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm;
Faleminderit Presidencës aktuale, për angazhimin dhe lidershipin e saj të vërtetë;
Dhe faleminderit të gjitha Shteteve Anëtare për mirëkuptimin, mbështetjen dhe partneritetin e tyre, kërkues pikërisht sepse ka qenë i sinqertë.
Nuk do të ndalemi derisa puna të përfundojë, sepse për Shqipërinë, kjo është rruga jonë drejt së ardhmes sonë dhe të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel.
Feriti e ka gabim, pasi disa vite nē okb dhe tani nē ministrin e punēve tē jashtme, nuk din realitetin nē teren.Ku pasiguria po pērhapet nē çdo kryeqytet tē BE-sē, ndihmat humanitare kan filluar tē shpërndahen nē disa njēsi tē qyteteve tē BE-sē si nē afrik. Pērmbaruesit po bējn kērdin ne ekspulsione qiraxhinjsh dhe pronarësh banesash.Falimentimet bizneseve thyejn rekorde nē rekord, borxhet publike tē shteteve tē BE-sē kalojn çdo imagjinat.vrasje, vetvrssje, euthanasie,aborde, racizēm, atmosfer lufte, urrejtje,agresivitet,kērcënime nē zyra,banka, spitale., et etj.Kjo ēshtē BE sot.Por Hoxha krahēson Shqipērin e Enverit me BE-nē e Anglis.
Ne nuk do te jemi kurre nje anetare i barabarte me te medhenjte ose te vjeterit , mereni si te doni ….kancelari Merz hodhi idene e mos votimit ne ceshtje delikate dhe te rendesishme te EU se dhe me sa duket ideja do jete dhe vendim …..me vone nuk do maresh pjese si i barabarte ne ndarjen e parave me interes te ulet ose pa intesers ose keste fare …..thjesht do na hedhin nje kocke ta lepijme vetem e vetem mos te hidhemi ne krahet e Shteteve te Bashkuara, Rusise , dhe Kines …..keto vende EU ja i do jashte teritorit te saj te influesnces ….kjo eshte gjithe e verteta ….nuk i mori malli te te shikojne ne tryeze ku ata marin pjese dhe te na shikojne ne sy si pjese te familjes se tyre …..nuk duan bela si Hungaria e Orbanit qe ishte kolona e peste brenda EU se …..kjo eshte e verteta , nuk do te jemi sic ishim , ne asnje menyre , do kete nje jete dhe nivel tjeter , nivel qe shqipteret e kane enderuar per shekuj ….vec ne votime dhe ne shperndarje te fondeve te tyre ..nuk do te jemi kurre te barabarte …..
Ore koke loqe a nuk e sheh qe nuk do pranohesh kurre ne BE, me keq se Turqia qe te pakten ju tha qe nuk do hyni kurre.
Me hoxhen dhe me ismail beun, te bera peshqesh nga ram - koleka, vec ne grope te gelqeres, vazhdon te perpelitet ky popull dhe ky vend.
Po c’minister eshte ky karkalec. Kete se kupton njeri eshte ne dhome apo jo, aq pa peshe eshte