Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Sali Berisha mund të largohet nga politika vetëm duke u dënuar nga gjykata, ose duke u ndërgjegjësuar qytetarët që ai është një patericë e kryeministrit Edi Rama dhe duhet votuar një parti tjetër opozitare.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ku tha se dënimi i Berishës nga gjykatat në Shqipëri është shumë i vështirë, pasi sipas tij, asnjë gjykatës nuk e merr guximin për një vendim të tillë.
“Unë konsideroj që Berishën mund ta largojnë tre faktorë nga PD. Unë mendoj se Berishën mund ta largojë Zoti, mund ta largojë Rama dhe mund ta largojë Gjykata përmes dënimit me burg. Mendoj që Zoti nuk e merr, sepse ai është aq i ligë, sa zakonisht të ligët nuk i merr, zakonisht merr të mirët shumë shpejtë. E dyta, mendoj që edhe Rama nuk e heq, nuk e përdor super-pushtetin e tij, sepse është njeriu më i interesuar për të mbyllur hesapet e tij politike, kalkulimet e tij, ndryshimet kushtetuese dhe për t’i thënë faktorit ndërkombëtar ‘ose gogoli, ose unë’. Edhe faktori ndërkombëtar bie dakord me një lloj establishmenti, sepse ka shfaktorizuar Berishën dhe mbaron punët e veta me Ramën dhe PS-në, të cilët i hapin rrugën për çdo gjë edhe BE-së edhe SHBA-së.
I vetmi faktor që mund ta largojë Berishën nga politika dhe kreu i PD-së, është një dënim penal nga gjykata, por duhet të jetë shumë i vështirë. Sepse socialistët do të luajnë çdo lloj guri që Berisha të mos dënohet penalisht dhe të shpallet e pafajshëm. Që të funksionojë kjo procedurë kushtetuese dhe ligjore për ta larguar nga politika, është shumë e vogël dhe mendoj që nuk ka gjyqtarë që ka kurajon dhe guximin që ta nxjerrë nga politika. Pra, e vetmja mënyrë është ose me dënim penal, ose me parti nga jashtë, që do të thotë se shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen që ai është një patericë e Ramës dhe duhet votuar një alternativë tjetër”, tha Spahiu.
As mos prit se mund ta heqin gjykatat e Gites e te Zenit.
FIKS SI GJITHMONE I SAKTE DHE REALIST KRESHIKU, VEÇANERISHT NE FRAZN FILOZOFIKE : Mendoj që Zoti nuk e merr, sepse SALI BERISHA është aq i ligë, sa zakonisht të ligët nuk i merr, zakonisht merr të mirët shumë shpejtë. KONSTATIM QE DON ME THAN SE MEQE ZOTI NUK E HEQ NA BI NE BARA TA QEROJM KETE NDYRESIR SHPIRTZI QE PER T'MBROJT VETEN E RACEN E VET SAKRIFIKO SHQIPRINE E SHQIPTART. EDHE GJYKATA VESHTIRE SE E RAS MREN PLAKUSHIN E KEQ SHPIRTZI SAL BERISHA PASI NUK BESOJ SE KA AQ TRIMA SA TA KRUJN ME KTE COFTINE TE RREZIKSHME. EDI AS DUHET LLOGARIT SE E KA VLLAZNI BINJAKE. KTO PARTITE E TJERA SHQIPTARET SI DRITSHKURTER QE JANE NUK I VOTOJNE SE JA KA PJERDH LOGJIKEN PS-PD. KSHU QE TA GEZOJM SAL KATRANIN DHE TI LUTEM ZOTIT TE BEJ NJE PERJASHTIM PER BYTHECT SHQIPO.
Ο Kreshnik ! A po don me u tall a si e ka hallin !!! Kush te hek Berishen ???? Atyre qe ju duhet te ruajn akoma pusht-tetin ,apo atyre qe jan kompromentue jan ber mercenar basnik te tij !!! VDEKJE BERISHES------ LIRI E POPULLIT VDEKJE BERISHES ----CLIRIM I SHIPERIS E mos prit nga dor e Zotit se boll kriminel ,hajdut ,vrases armiq i le rehat neper ruget e Shqiperis me ne krye kte KRYEBANDIT Por dor e Zotir le te nxjer nje patriot ,e ndonje burr te mir ta heqin qafe kte qafir qe esht ber TURPI HISTORIK I KETIJ POPULLI armik i vetes
Eshte nje fare avokat sic thote ai nje ( Caca Caca ) e ke 365 dite te vitit ne kazanet televizive te mbremjes duke i bere freske Berrishe , te njejten sic ka bere Gjekmarkaj , jam kurrioz a ka shtepi ky palaço a ka jeté si te tjeret a del mbremjeve me shoke..... A mos po fle ne studiot kazan ky tip , se nuk ka mundesi 365 dite ky njeri nuk i ndahet kazaneve
Përgjithësisht drejt. Veçse e tepëron kur thotë se faktori ndërkombëtar kështu dhe ashtu. Unë mendoj se kot i krehim bishtin vetes. Faktori ndërkombëtar nuk ka asnjë interes madhor në Shqipëri.
Gjykatat me ato ceshtje qe ka duhet t'a kishin mbyllur me kohe ne burg bashk me familje.keshtu qe vetem zoti ngeli ose po doli ndonjë Enver i ri u jep drejtim këtyre punëve per tre dite mbase thashe shume