Konferenca për të drejtën e informimit, Rama: Të vetëdijshëm që s'jemi suedezë, por të mos kemi frikë nga...

3 Qershor 2024, 10:11Politika TEMA
Konferenca për të drejtën e informimit, Rama: Të

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, edicioni i 15-të, forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore regullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.


“Jemi krejt të vetëdijshëm që nuk jemi suedezë..” tha Rama duke pranuar se duhet punë për të drejtën e informimit duke shtuar 'se ka një rrugë të gjatë për të bërë përpara'.

Rama nxiti përdorimin e teknologjisë për të ofruar sa më shumë informacion.

"Të mos kemi frikë nga drita por ta përfaqësojmë dhe të punojmë më ngushtë me institucione si zyra e komisionerit dhe Avokati i Popullit", tha Rama.

Lini një Përgjigje