
Ndërkombëtarët në Tiranë kanë uruar presidentin e ri të Republikës zgjedhur sot në Kuvend, Bajram Begaj.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në urimin e saj publikuar në rrjetet sociale thekson se, si shef i mbrojtjes, ai kontribuoi ndjeshëm në bashkëpunimin e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Regimi i Ambasadës amerikane
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona.”
RRofsh KIMETE!
Për një P që ti se vë, fjala president bëhet resident. Ç’bën kështu more gazetar? Na e bëre presidentin refugjat me letra. A lum Shqipëria që ju ka!
Kur u bë resident presidenti ynë i sapo zgjedhur?! Resident ne ShBA?! Meritoni gjoba per keto broçkulla, që shkruani! Turp!