Koopman: Shqipëria përparim të paprecedentë në negociata

4 Prill 2026, 18:35Politika TEMA
Koopman: Shqipëria përparim të paprecedentë në

Në forumin e Mastrihtit, drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Gert-Jan Koopman, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit.

“Mendoj se lufta në Ukrainë shënoi vërtet një pikë kthese në përshpejtimin e procesit të zgjerimit. Vini re ritmin me të cilin po ecin Mali i Zi dhe Shqipëria. Po bëhet përparim, që është vërtet i paprecedentë. Në Shqipëri, ne shkuam nga zero në hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave. E bëmë këtë në pak më shumë se një vit. Mali i Zi ka mbyllur më shumë kapituj në gjashtë muajt e fundit sesa në dhjetë vitet e fundit. Kjo shpejtësi është vërtet e paimagjinueshme, sidomos kur kupton pritshmëritë që ka në atë vend, se mund të jenë në gjendje që të përfundojnë procesin e negociatave në fund të vitit të ardhshëm. Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin shpejt dhe ne po i ndihmojmë më shumë ato, sepse në fund të fundit ky është një proces shumë i ndërlikuar. Bëhet fjalë për ndryshime të mëdha të paimagjinueshme”, pohoi Koopman.

Gert-Jan Koopman u ndal edhe te propozimet e reja për shtetet kandidate.

“Ne duam që t’i anëtarësojmë këto shtete kandidate, por me masa mbrojtëse shumë të rrepta për t’u siguruar që, nëse gjërat shkojnë keq, pas përfundimit të procesit të kemi më shumë mjete për ta trajtuar çështjen. Kur them se duhet të jemi të rreptë në fushën e antikorrupsionit, kjo nuk është vetëm nga një perspektivë evropiane në teori. Në fakt, është në interes të qytetarëve”, tha ai ndër të tjera.

Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda vitit 2030.

4 Komente

  1. S
    Shkerdhatokracia malokare 7501

    Mister Koopman Shqiperia dhe Mali i Zi do futen se nuk ben perpara te tjerave sepse Evropa si guron kufirin detar ne total te Adriatikut duke mos i dhene mundesi Rusise per dalje ne Adriatik e per rrjedhoje ne Mesdhe , kjo loje evropiane eshte e vjeter por ne kushte te reja duke mos honepsur ariun polar ne mesdhe qe i siguron jugun e saj .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Po ky zotëria e ka dëgjuar Liderin histerik të Madhështore çfarë thotë?!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kopman, si ti a bejme te deshtuarit Merz?

        Sa te jete CDU ne pushte ne Gjermani nuk mund te kete zgjerim. Por CDU e Merz shpejt do dale ne opozite per nje kohe te gjate. Pa Merkelin perseri si Kancelare, Gjermania do vazhdoje ne pikiate, dhe do marre me vehte krejt BEne.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vvv

          Mali i Zi dhe Shqiperia nuk kane kurrefare krahasimi pervec se jane komshinje dhe kerkojne te anetaresohen ne BE. Malii Zi eshte ku e ku e ku me perpara ne te gjitha drejtimet, e pike se pari ka nje nivel jetese shume here me lart se Shqiperia (per sa u perket qytetareve te thjeshte se dihet qe qeveritaret tone jane me te pasurit nga gjithe qeveritaret e Europes ), nje rend publik te stabilizuar, me korrupsiion e krim te paparfillshem ne krahasim me Shqiperine. Me ka bere pershtypje se atje qytetaret nuk e shohin shtetin si dicka te huaj , si nje vegel ne duart e nje grupi hajnash qe mundohet tua nzije jeten qytetareve si ketu me gjithfare marifetesh, dhe mbi te gjitha me ka bere pershtypje se atje qytetaret ndiheshin te lire, ndiheshin zoter te jetes e prones se tyre. Psh jo vetem nuk kane frike por as nuk u shkon ne mendje qytetareve ne Mal te Zi se shteti mund tu shembe shtepite apo se mund ti ndalojne ti restauroje. Kur u thoshim ne se Shqiperia ka nje ndermarrje shteterore qe shemb shtepi e prona pa vendim gjykate nuk e besonin.Ne pergjithesi mali i Zi ngjante shume me vendet e BE, prandaj edhe anetaresimi jo vetem qe do jete me i shpejte por edhe nuk pritet te ndryshoje shumecka ne menyren e jeteses ndryshe nga Shqiperia qe anetaresimi shihet si shpresa e vetme per shumicen e qytetareve.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje