
Ish-kreu i KLD, Kreshnik Spahiu, ka ngritur akuza të forta ndaj organeve të drejtësisë, duke i akuzuar për përdorimin e dy standardeve në trajtimin e çështjeve gjyqësore. Ai ka vënë në dukje se për të njëjtat akuza, gjykata ka vepruar ndryshe në raste të ndryshme, duke favorizuar faniljarë të Berishës. Ai theksoi se masa e arrestit me burg duhet të vendoset vetëm në rastet kur ekziston një rrezikshmëri e lartë shoqërore ose kur personi mund të pengojë hetimin.
“A i është përmbajtur prokuroria dhe gjykata të njëjtit standard? Për të njëjtat akuza, e njëjta gjykatë ja ka lehtësuar masën e gjykimit dhëndrit të Sali Berishës, për korrupsion pasiv, pastrim të parave dhe fshehje të pasurisë. Në tërësinë e vet janë akuza të ngjashme, por janë persona të ndryshëm. Masa shtrënguese e arrestit me burg padyshim që vihet në rastet të rrezikshmërisë të lartë shoqërore të veprës penale, por duhet plotësuar edhe rrezikshmëria e lartë e personit dhe pengimi që mund t’i sjellë fazave të hetimit . A ka penguar Erion Veliaj hetimin? Erion Veliaj ka qenë subjekt i hetimit për 3 çështje të ndryshme, për çështjen e inceneratorëve, për çështjen e 5d dhe atë të hetimit të pasurisë. Pyetja e parë e cila është nëhetim se askush nga ne s’ka qenë në seancat dëgjimore, pyetja është Erion Veliaj ka ushtruar presion vetëm për çështjen e pasurisë, për ato 2 tjerat ka qenë bashkëpunues....”, u shpreh Spahiu.
Kete e di cdo njeri por nuk zbatohet asgje ne vendin tone
Mir o Nik po sikur ke firmos ti me Bamirin per ate prokuror.
Vetem ne vendin tuaj ndodhin absurditete. A ju kujtohet qe para ca vitesh, nje gjyqtare e Krujes u denua me mbi 5 vite burg pasi sipas akuzes, mori 50 mije leke te reja per nje ceshtje gjyqesore. Edhe kjo ishte nene e dy femijve ( te semure autik), dhe femijet e saj i mbanin pribderit e gjyqtares ne moshen mbi 70 vjec me disa semundje pa asnje te ardhur tjeter. Apo denimi i zv/ ministres se Ministrise se Rendit e cila per nje ark pesh u denua me burgim. Ka ndonje gje te vecante denimi i ketyre grave me keto gra politikanesh e vete politikane qe jane zhytur ne korrupsion ne vlera te medha, kane pire gjakun e popullit, e per pasoje nuk ju ka hyre asgje gjemb ne kembe. A eshte normale zhurma qe bejne keto gra per akuzat qe SPAK ngre kundra tyre? Eshte shume e qarte, se ne se nje politikan akuzohet apo denohet per cfare do veper penale, fajin e ka GRUAJA. Ne keto raste, gruaja me mendjelehtesi nuk mendon per dinjitetin e burrit dhe kujton se mund ti shpetoje denimit. Keto lloj grash nuk duan tja dine se cfare behet rreth tyre. Nuk mendojne gjene me te rendesishme, cfare duhet t'ju thone femijve per jeten luksoze e ndryshe nga bashkemoshataret e tyre? E kjo te mendohet para se nenat e tyre ti futen rruges se krimit. Shpresojme qe drejtesia t'i trajtoje rastet njesoj. Denimi eshte denim e femija eshte femije per te gjitha nenat. Ne se nuk ndiqet nje politike denimi e njejte e trajtimi nuk eshte i barabarte, femija eshte i barabarte ne te gjithe rruzullin tokesor.
Eshte e qarte se tek ne vazhdon drejtesia e Xhin Xhonave e Llalles.
ske lene gje pa thene bravo nje shkrim model te lumte