
Analisti Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar videoskandali që shkatërroi karrierën e Safet Gjicin në “Top Story” tha se Alma K. që shfaqet në video me ish-kryebashkiakun në zyrën e tij, ka negociuar me shumë politikanë dhe qëllimisht nuk ka shkuar në Prokurori.
“Pse Alma K. ka takuar gjithë ata politikanë dhe ka negociuar me kush e di sa njerëz për regjistrim dhe nuk ka shkuar në prokurori dhe të thotë: unë jam përballë një ngacmimi seksual dhe më kërkohet një favor. Dua të aplikoj për tender, por ky njeri më kërkon favore seksuale dhe dua ta regjistroj.
Pse nuk ka shkuar në prokurori që regjistrimi të bëhet sipas procedurës të kërkuar nga Prokuroria. Pra, Prokuroria të merrte miratimin në gjykatë që Safet Gjici të regjistrohej në bisedën me Almën. Atëherë nuk do të ishte një shantazh politik, do të ishte një procedim penal ndaj Safetit. Këtu fillon i gjithë debati”, shtoi Spahiu.
PO ik thojini ketij bumcit se po ja shkerdhej tan ropt ku ti kete
Sa mire qe po behet keshtu kadastra