Kreshnik Spahiu: Opozita nuk mbledh dot njerëz dhe proteston me konferenca shtypi në bulevard

25 Nëntor 2025, 09:30Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Opozita nuk mbledh dot njerëz dhe proteston me konferenca

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se Sali Berisha nuk mbledh dot njerëz në Bulevard për të bërë protesta të mëdha, teksa shtoi se duke mos realizuar dot këtë, kreu i PD zhvillon konferenca shtypi në Bulevard.

"Unë kam dëgjuar që edhe 100 veta mund të jenë në protestë, po 100 ka atje ku bëhet protestë që mbrojnë mjedisin, bllokojnë rrugët, autostradat dhe ndërtojnë çadra dhe rrinë pa ngrënë dhe pa pirë. Po të dëgjosh një konferencë shtypi në natyrë.

Foltorja është më ke dëgjuar në televizor dhe hajde më dëgjo në shesh. Protesta nuk nënkupton konferencë shtypi me një dimension më të madh", tha ai në emision ‘Studio Live’ në Report Tv.

Spahiu deklaroi se protesta që po bënë Berisha vjen pasi i erdhi fletëthirja nga SPAK për 21 janarin.

"Opozita humbi zgjedhjet 6 muaj më parë, për 6 muaj që ata thanë vjedhje madhështore, për 6 muaj nuk protestuan dhe filluan pasi erdhi fletëthirrja nga SPAK për 21 janarin. Askush sot s’ka dhënë shpjegime pse 6 muaj nuk kanë bërë asnjë protestë. Si ka mundësi që të përgatitesh për 6 muaj dhe të mblidhen një grusht mbështetësish", tha ai.

3 Komente

  1. P
    Pensionisti

    Jam edhe une dakort me Nikun qe meqenese Berisha nuk mbledh njerez ne shesh, atehere qeveria le te vjedhe sa ti doje kokrra e qejfit , pensionistet te hane ate pension nen 200 euro dhe ate qe s'thuhet .Niku nga Gjermans dhe ajo Makocici nga Hamerrdheikja te marrin ngs nje bonus per avokatine qe i bejne hajnave qeveritare dhe perrala ne lesht dhe e mira prej nesh.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Nuk po i bën Kreshniku asnjë avokati qeverisë , por flet se në ç'derexhe është katandisur opozita . Lexove ti pensionist ndonjë lavdërim për qeverinë ?

      Përgjigjjuni
    2. c
      ce

      po dihet o Kreshnik se Vampiri 82vjecar I vicidolit me 27akuza mbi kurriz e ka marre rrugen e mutit qysh me 14maj 2023 dhe nuk mund te vije me ne pushtet dhe sikur zoti te zbrese ne toke.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje