Kreshnik Spahiu: Vrasjet e '21 janarit' kanë qenë me urdhër, prandaj u zhdukën kamerat dhe provat

11 Nëntor 2025, 09:04Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Vrasjet e '21 janarit' kanë qenë me

Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK, më 14 nëntor, gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në Bulevard.

Teksa ka komentuar këtë juristi Kreshnik Spahiu, tha se vrasjet në 21 janar kanë qenë me urdhër, duke e lidhur edhe me zhdukjen e kamerave dhe provave.

"Ajo është vrasje e organizuare sepse janë provat që bindin se është e urdhëruar. Ata që urdhëruan vrasjen u kujdesen për të zbehur gjurmët. Fakti që videon e asgjësuan do të thotë se s’duan që të dëgjohet se çfarë ka ndodhur.

Është penguar grupi hetimor edhe në vendngjarje. Është bërë një vrasje që është dhënë një komand që të qëllohet, sepse nuk është një plumb, sepse nuk janë 4 të vrarë, por kemi edhe të tjerë që janë plagosur.

Prokuroria veprimin e parë që duhet të kryejë është të pyes personat që janë në dijen. Në 15 vite prokuroria nuk gjen dot justifikim të thotë pse s’ka pyetur si person në dijeni për ngjarjen Berishën dhe Bashën, dy personat kyç ajo në këto vite si ka pyetur. Kjo tregon se pasur frikë nga Berisha", tha ai.

2 Komente

  1. P
    Public opinion matter

    O qorri shpesh i padobishem, i neveritshem, i rrezikshem! Ti indirekt po thua se o popull nuk ka prova per 21 janar keshtu qe te varroset kjo ceshtje. Sa i ulet je bere! Provat nuk zhduken dot dhe kete ti e di! Apo meqe Jane ne tave Sali e Rame po paguhesh te varroset kjo ceshtje! Po qe keshtu 21 janari e tragjedi si ajo te renshin ne koke! Ke filluar te abuzosh dhe ti me opinion public? Eh bole kandari...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      I ke thene te tera Kreshnik. Kjo drejtesi e pjerdhur s'ka takat te gjykoije ket kriminel gjakftohte

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje