Kreu i PD Kamëz: Zgjedhjet e Berishës farsë, votuan simpatizantë të LSI-së

19 Prill 2022, 12:21Politika TEMA

Kreu i PD Kamëz: Zgjedhjet e Berishës farsë, votuan

 

Bilbil Bajraktari, kryetari i degës së Partisë, ka shpërndarë një deklaratë ku denoncon procesin që ka kryer grupi i Berishës në ketë degë, për të zgjedhur kreun e ri.

Në deklaratën që e ka shpërndarë në faqen e tij, Bajraktari thekson se edhe me ndihmën e administratës së bashkisë Kamëz dhe me votimin e simpatizantëve të LSI-së, sërish në votimet e grupit të Berishës mori pjesë një numër që nuk shkon as te 23% i anëtarëve të Partisë Demokratike në Kamëz.

Deklarata e plotë

Në datën 17 prill në Degën e Partisë Demokratike Kamëz,me një proces krejtësisht të fallsifikuar, Grupi i tellallit dhe mashtrimit të Rithemelimit ka zhvilluar një votim të tipit të Frontit Demolratik i cili emëroi në krye të tij një person që nuk ka asnjë lidhje me strukturat e PD dhe nuk përfaqëson demokratët e Kamzes, por administratën e Bashkisë së socialistit Rakip Suli.

Pavarësisht investimit të gjithë ish-strukturës së Policisë së Shtetit, demokratët dhe anëtarët e PD, refuzuan këtë farsë dhe këtë proces.

Megjithë angazhimin e administratës së Bashkisë së PS dhe përfshirjen në listat e pseudo-referendumit të Foltores, të simpatizantëve të LSI së Kamzës, përsëri votimet e Shtëpisë së iLirisë morën vetëm 23 % të votuesve folklorist.

Ky proces i manipuluar dhe fals nuk i shërben demokratëve, aq më pak bashkimit të tyre, por i shërben vetëm ndarjes dhe dëmtimit të PD.

PD i takon demokratëve dhe asnjë grupi që synon uzurpimin, privatizimin e saj për interesa personale.

Rroft Partia Demokratike.

Rrofshin demokratët kudo që ndodhen.

Bilbil BAJRAKTARI

KRYETAR i Partisë Demokratike KAMËZ.

Kamëz: 19.04.2022

TemA

Lini një Përgjigje