Kreu i SPAK, në Kuvend/ Gjikondi: Deputetët e PD, nivel mediokër. Beqiri: Pyetjet, vetëm për t’i pëlqyer Sali Berisha

27 Tetor 2025, 22:32Politika TEMA
Kreu i SPAK, në Kuvend/ Gjikondi: Deputetët e PD, nivel mediokër.

Juristja Brizida Gjikondi thotë se deputetët e PD treguan nivel shumë të ulët, lidhur me pyetjet që i bënë drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, teksa ky i fundit raportoi në Kuvend, për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se deputetët socialistë nuk duhej të heshtnin, por të bënin edhe ata pyetje.

Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se pyetjet e opozitës nuk kishin lidhje me detyrën e Dumanit, por u bënë për t’i pëlqyer kreut të PD, Sali Berisha.

Brizida Gjikondi: Nuk e kishte me sallën emocionin, se sa e kishte me publikun shqiptar. Nuk e pashë të kompleksuar, të emocionuar po. Niveli i deputetëve të PD ishte skandaloz, mjeranë. Të gjithë bënin muhabet, jo Irena Gkoka pyesnin servilët e Berishës. Një nivel mediokër. Deputetë socalistë duhet të bënin pyetje. Mu duk si një formë pabesie. Këtej hiqen si autorë të reformës në drejtësi dhe këtej heshtin. Berisha, rrinte me kokën ulur. Kur ishin pyetjet e Këlliçitm, Nokës  eBaçit, fokusohej kamera. Pasi iku Dumani, shkoi në podium. Ishte show, nuk kishte asgjë konkrete. Kur shkonte zoti mediu dhe fliste për hallin e vet, të gjithë rretulloheshin te pjesa e tyre. Edhe fjala e zotit Xhafaj, kishte hallin pse ka shumë njerëz në burgje. Kishte hall tjetër, të njerëzve që janë në burg dhe nuk mundet që t’i ndihmojë”, theksoi ai.

Idajet Beqiri: Dumani e kishte jashtëzakonisht të vështirë përballjen. Një prokuror që po heton dhe di shumë për krimet e Sali Berishës, Flamur Nokës dhe Belind Këlliçit dhe një sërë çështje të tjera, kur i shikon këta njerëz, ata mundohen t’i bëjnë gjyqin këtij. Kur shikon që aty vetëm juridike nuk ka gjë. Ato pyetje bëhen për atë organizatën e Saliut. Pyetjet nuk kishin lidhje me detyrën e Dumanit.

4 Komente

  1. R
    Real

    Po hiqeni nga qarkullimi kete me nder avokat Beqiri,se i vjen era kerme,po qelbe dynjane.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sokol Balla ta zevendesoje Gjikondin me nipin e Ka

      Gjikondi po e tepron duke na ushqyer qellimisht me llogjiken e saj te deformuar, ajo e ka nje hall. Por hallet e saj nuk zgjidhen nga a tek 'Real Story'! Sokol Balla duhet te zgjedhe tjeter perfaqesues te opozites ne vend te malinjitetit te Brisida Gjikondit te LSI-se. Mllefin e komunizmit ajo nuk duhet te lejohet ta perdore kunder shqiptareve.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patrioti

      Brisilda Gjikondi një avokate mediokër qe në jetën e vetë ska fituar një gjyq, thirret nga Kol kyçi si nusja e ish ministrit te diktatures qe Berisha dhe pluralizmi e rrasi në burg. Po çdo të thotë nusja e djalit te ministrit të një rregjimi diktatorial qe burgosi e interrnoi sa e sa familje te pafajshme??? Detyrimisht do jetë me xhelatët e fjalës se lirë dhe hajdutët e këtij populli. Turp për ABC News qe therret si analiste këta fundërrina te sistemit komunist. Në një shoqeri te lirë e demokratike qoftë dhe vëndet ish koministe si Rumani apo Bullgari nuk del asnje nga pinjollët e Nikola Çausheskut apo Teodor Zhivkovit te japë leksione demokracie

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z

        Kjo Gjikari te tregoje shumen e parave qe perlan per te nbrojtur ne cdo TV ku shkon kellirat-hajdute te PS. Te kemi ty moj Gjikare me nivel te larte, se si jane te tjeret pak rendesi ka, p.sh. me nivel te larte eshte shefi i Toyta Yaris banaliteti i Parlamentit Tao Tao Balla.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje