"Mos luaj me dy porta" - Dumani: Hetimi për kryebashkiakun e Vaut të Dejës nisi para deklaratës së Ramës

27 Tetor 2025, 19:03Politika TEMA
"Mos luaj me dy porta" - Dumani: Hetimi për kryebashkiakun e Vaut

Opozita e ka pyetur Altin Dumanin edhe për hetimet e nisura ndaj kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli. 

Opozita i tha Dumanit se dy ditë pas deklaratës së Ramës, i cili i tha "Kristian mos luaj më dy porta”, SPAK i shkoi tek dera Shkrelit. 

Por, Dumani theksoi se hetimi ndaj tij kishte nisur para deklaratës së Ramës.

“Procedimi penal ka nisur para këtij deklarimi dhe ky është një hetim i suksesshëm. Ka bërë të mundur dërgimin për gjykim të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës për korrupsion në zgjedhje”, tha Dumani.

2 Komente

  1. Z
    Zaku

    Akoma e pyesni kete qelbesire prokuor?Ky eshte shtojce e ambicjeve te Rames.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Akuzohet kryebashkiaku i Vaut Dejes se paska bere korupsion ne zgjedhje,sepse diku paska bere investime si bashki ne kembim per vota tek Toma. More po falja e gjobave qe beri qeveria, si dhe bonusi per pensionistet qe eshte njemije here me e medhe cfare eshte?Apo veprat e palloshes kush i heton?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje