Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e shikon me shqetësim përdorimin e medias nga SPAK për propagandë dhe për fillimin e çështjeve penale përmes deklaratave publike.
Duke iu referuar me ironi thirrjes së Altin Dumanit për Arben Ahmetajn që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, Manjani thekson se më parë duhet të gjejmë kush janë “punëtorët e drejtësisë”, pasi me disa denoncime të Benit, SPAK-u i Dumanit ka filluar hetime.
Postimi i plote:
Altin Dumani deklaron në Parlament për Arben Ahmetajn:
“Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur.”
“Shumë mirë që bën thirrje të tilla, pavarësisht se me vonesë,” – shkruan Manjani, – “por pyetja është: kush janë ‘punëtorët’ e drejtësisë që pastaj të gjejmë bashkëpunëtorët e saj?!
Nëse ‘punëtorë të drejtësisë’ quhen prokurorët e SPAK që nxjerrin përgjimet dhe të dhënat e dosjeve në media për gjyq publik, atëherë me Ben Ahmetajn janë tashmë bashkëpunëtorë — bashkëpunëtorë shkencorë madje.
Të dyja palët komunikojnë për çështje hetimore nëpërmjet medias.
Madje, me disa denoncime të Benit, SPAK-u i Dumanit ka filluar hetime...
Përndryshe, punëtorët e drejtësisë kanë sjellje krejt tjetër me punën, me ligjin, me etikën dhe me profesionin.
Ata që nxjerrin dosjet në pazar për të bërë gjyqe popullore, me synim që t’u bëhet ‘fakt i kryer’ gjykatave të ligjit, nuk quhen punëtorë drejtësie, por nxitës thashethemesh popullore.
Edhe Ben Ahmetajt ashtu ia bënë. Apo i harruat kur i nxorën vibratorët si ‘gjetje të madhe’ prove të korrupsionit?!
Në këtë kuptim, duhet pikasur edhe ftesa për bashkëpunim...”
Asgje nuk do bej
Zhurma per korupsion eshte vetem nje hapsir ku nuk luftohet per asgje.SPAK-u,Qeveria,Opozita e "populli"flasin kape hajdutin.Sipas ketij mjedisi thashe e themesh "korupsioni" eshte imagjinar ose dikune hapsiren nderplanetare.Lufta kunder korupsionit nuk do buje por veprim konkret,pasi pasuria e vene nga kushdo eshte konkrete.Sa per Ben tigrin qe te behet bashkepunetor i drejtesise ai eshte bashkepunetor i saj per aq kohe qe "denoncimet i ben nga kanali televiziv SYRI.