Kriza brenda PD, Vangjeli: Grupi “Alibeaj” nuk ka elektorat, grupi i Berishës nuk ofron asgjë

19 Tetor 2022, 16:06Politika TEMA

Kriza brenda PD, Vangjeli: Grupi “Alibeaj” nuk ka elektorat, grupi i

Në lidhje me proceset e brendshme brenda PD, analisti i njohur Lorenc Vangjeli u shpreh në studion e ABC Live se zgjedhjet ‘primare’ brenda kësaj partie kanë përfunduar, ndërkohë që vetë grupi ‘Alibeaj’ nuk është i interesuar për të fituar zgjedhjet lokale.

Vangjeli tha se opozita duhej të shërbente si purgator për pastrimin e opozitës, por mesa duket ajo nuk ka nxjerrë mësimet e duhura dhe nuk kanë dëshirë të vijnë në pushtet.

“Grupi ‘Alibeaj’ mund të kishte edhe 4 ose 5 emra që mund të ishin të pranueshëm për publikun por megjithatë është ricikluar gjithcka, ‘ka ndryshuar kostumi, por jo thelbi, kjo është traditë e PD, na rrëfen pamjen e një fushe ku spikat vetëm një man i madh, nën hijen e manit mbin vetëm bar. Edhe të socialistët është e njëjta gjë, por dicka më ndryshe’, u shpreh Vangjeli.

Për të, duke marrë vetëm Tiranën në zgjedhjet e fundit, PS e vetme ishte 18 mijë vota përpara dhe sipas tij negociatat brenda PD bëhen më shumë për fate individuale sesa për zgjedhjet e nesërme politike.

Sipas analistit të njohur Lorenc Vangjeli, grupimi ‘’Alibeaj’, nuk ka fuqi në elektorat dhe nga ana tjetër edhe grupi i Berishës nuk ofron asgjë, vetëm garanci për fatin individual të 4 ose 5 anëtarëve të këtij grupi.

‘Është një lloj shfaqjeje, me mirë se kushdo tjetër e di Z. Berisha rezultatin e zgjedhjeve të majit 2023’, u shpreh Lorenc Vangjeli.

1 Komente

  1. r
    robi

    Sa te kete brenda foltores njerez neonaziste si hunderri Aleksander Biberaj qe beri thirrje per lufte civile para 2 javesh foltorja nuk mund te vije me kurre ne pushtet, murit ti bjere me koke perbindeshi i Vicidolit dhe jo te bashkohet me spiunin Agush askush kokeducja i leshitlikes.

    Lini një Përgjigje