Kryebashkiakët e Berishës i bashkohen Ramës në Shkodër

9 Mars 2024, 10:18Politika TEMA
Kryebashkiakët e Berishës i bashkohen Ramës në Shkodër

Disa prej kryebashkiakëve të opozitës iu janë bashkuar mbledhjes së qeverisë e cila zhvillohet ditën e sotme (9 mars) në Shkodër.

Në takim mësohet se kanë shkuar, kryebashiaku i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, ai i Pukës, Rrok Doda, kreu i bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi dhe i Kavajës, Fisnik Qosja.

Katër kryebashkiakët e opozitës kanë dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Hilë Curri, Rrok Doda, Albert Mëlyshi dhe Fisnik Qosja i japë përgjigjur pozitivisht ftesës dhe kanë vendosur që të marrin pjesë në takimin e qeverisë në Shkodër, ku janë mbledhur kabineti qeveritar, si edhe drejtuesit politikë e krerët socialistë të bashkive.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në një postim në Facebook njoftoi se në takim do të merrnin pjesë të 61 kryetarët e bashkive.

“Nisim takimin sot me anëtarët e qeverisë dhe 61 kryetarët e bashkive për sfidat dhe angazhimet e pushtetit vendor për Shqipërinë 2030”, shkroi ministri Mazniku.

12 Komente

  1. L
    Luani

    Po shumë mire bëjnë, janë të zgjuar, sdo meren me idiotësite e sali kërmës .., njerëzit e zgjuar këzë bëjnë jo si kalë karroce mbas vdekjes dë një kufome qe kuterbon dynjanë

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elmira

      Brrravooo klshtu ju ,,DUAM,,jeni një gjak..jemi shqiptarë...larg inateve..duam ,,paqe,,edhe njëherë..FITORE..

      Përgjigjjuni
      1. s
        saliu duhet te shpallet terrorist

        po bashkpunon me armikun e kllases,qe saliu e kishte te shenje ne kohen e sekrekarit

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dori

          perfundimisht nje shtet nje part nje njeri. Me pak fjale edi rama dhe te tjeret. Cenim total i cdo alternative dhe mundesie per te bere opozite te shendetshme. Krenohen komunistet me kete arritje sepse kshu jane mesuar, me nje njeri ne krye, kasta e servileve dhe te tjeret poshte por poshte fare. Si zombie pa indentitet dhe pa dinjitet

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doda

            Larg konflikteve ato te cone ne rruge te gabuar.kete e provon periudha 30 vjecare e SB I cili e ka ne gen konfliktin per interesa personale per pushtet pasoja e ketij konflikti eshte zhvillimi jo normal I vendit nxitje e urrejtjes ndaj njeri tjetrin etj........

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ujku

              Ndoshta e kane kuptuar se si qeveriset, Ju lumte!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali kufoma

                Nuk eshte puna se e kane kuptuar se si qeveriset , por duan fonde nga qeveria , dhe fondet meren per te mire te qytetin dhe qytetareve qe ata u zgjodhjen ....jo si Voltana dhe ai qelbesira qe digjte shkollat Bardh Spahia ....qe me fanatizem dhe idjotesite e tyre nuk bashkepunonin me qeverine , cila do qofte ajo ....qytetaret e kuptuan se kush eshte pozitivi dhe kush eshte negativi dhe i coi ne kosh te plerave ....tung

                Përgjigjjuni
              2. M
                Muzaka i Ri

                Bravo, tregon se e duan vendin e tyre,duan zgjedhesit e tyre dhe kan respekt per ta. Nuk kan pse ngaterrojne politiken e partise tyre me qeverisjen vendore, ata njerez aty duan mireqenie dhe seriozitet ne qeverisje. Keshtu duhet,kushdo te jet ne krye, e majte apo e djathta.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  km

                  Nuk ma pse politizohet.Te shkohet ne tryezen me keshillin e ministrave,pra me qeverrine,ku do te diskutohen per zhillim,nuk do te thote se "tradhetuan",dolen,iu bashkuan...etjKush ndjen pergjegjesi per detyren bashkepuno.n pe zhvillumin ne zonat ku punon.Keta Jane opozitaret e vertete,Jo ATA qe pengojne zhvillimin e nxisni djegien e shkaterrimin.A Ke ndryshim Mes atyre "opozitareve"qe bejne veprime antiligjore kriminale dhe krimineleve te rruges?Asnje ndryshim,ndaj ATA nuk Jane opozitaret te vertete.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Humoristi

                    Edhe Vokshi,edhe Gjekmarkaj,edhe Bardhemi,edhe dreqi i mallkuar ne foltore jane kundra!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Noci

                      Keti janë hapa te mira ne drejtim te demokracisë.Berisha nuk ka armik vetem Ramen por çdo njeri qe nuk mendon si ai dhe nuk i bindet.Populli voton për vete kur shkon te kutite prandaj perfaqsuesit nuk kanë me parti kur hyjne ne institucione sepse do punojnë detyrimisht edhe për ata qe nuk i kanë votuar,prandaj ështe detyrim bashkëpunimi me qeverinë e opozitareve

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhulio

                        Njerëzit nuk janë tl ramës apo të berishës. Ata janë në detyrë publike të zgjedhur nga komuniteti dhe në shërbim të komunitetit. Nëse njeriu shikon dhe mendon se e mira është përpara, përpara të ecin.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje