Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Berat ku pas inspektimit të disa prej projekteve të cilat do t’i japin shtysë më të madhe zhvillimit të qytetit, mori pjesë në procesin e dorëzimit të kartave për anëtarësimet e reja në PS.
Fillimisht Rama përmendi disa prej projekteve të cilat sipas tij po transformojnë qytetin e Beratit duke dhënë gjithmonë e më shumë rezultat. Ai tha se numri i turistëve që vizitojnë Beratin po rritet nga viti në vit.
“Ishim me kryetarin tek kantieri i Tregut të Gjelbër të Beratit, që do të ketë 120 vende për prodhimet e fermerëve dhe ndërkohë po aty, diskutuam për vazhdimin e punës me një pikë moderne grumbullimi e përpunimi të vajit të ullirit e përpunimit të ullirit.
Duhet të garantohet zinxhiri i vlerës e për këtë, në këtë rast, duhet të krijohen kushtet optimale që vaji të grumbullohet, të përpunohet e që pastaj fuqia shitëse e prodhuesve të rritet”- tha Rama sa i takon projekteve që po zbatohen.
Sa i takon procesit të anëtarësimit në BE, Rama u shpreh se Shqipëria duhet të përmbushë disa detyra të clat kërkojnë lidership dhe mbështetje nga pjesa më e madhe e popullit.
“Bashkimi Europian thotë duhet të bësh këtë, këtë, këtë e ti nuk mund të thuash “jo, dua të bëj këto të treja, por këto dy të tjerat nuk dua t’i bëj”, sepse ndryshe nuk anëtarësohesh. E këto detyra janë të vështira dhe faza e bisedimeve nuk është një fazë që përfshin thjesht dhe vetëm detyrat e qeverisë sepse në Bashkimin Europian nuk do hyjë qeveria, do hyjë Shqipëria, e qeveria përfaqëson vetëm një pjesë të aktorëve që përbëjnë sistemin e Shqipërisë.
Është qeveria, është Parlamenti, është gjyqësori, por edhe këto të treja bashkë nuk janë e gjitha sepse është sektori publik, por është edhe sektori privat dhe procesi i anëtarësimit ka detyrime të rënda edhe për sektorin privat, për bizneset, për cilësinë, për teknologjinë, për certifikimet, standardet, garancitë. Të gjitha këto kërkojnë lidership, të gjitha këto kërkojnë fuqi e të gjitha këto kërkojnë mbështetje, si shprehje e vetëdijes së shumicës dërrmuese të popullit që po, këto gjëra duhen bërë!”- u shpreh kryeministri.
Duke përmendur edhe pozicionin ndërkombëtar të vendit, që më parë nuk e kemi patur kurrë, Rama tha se tashmë duhet punuar për ta konsoliduar, duke theksuar se përgjegjësinë për ta bërë diçka të tillë e ka PS.
“Ne sot kemi një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi patur kurrë. Edhe ky pozicion ndërkombëtar duhet konsoliduar! Nuk duhet të jetë çështje thjesht e një momenti suksesi të një qeverie në Shqipëri, por duhet të jetë profili i Shqipërisë, profil i konsoliduar i Shqipërisë. Për këto e arsye e mund të numëroj pafund, ne kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Kur them ne, them ne socialistët. Ne, Partia Socialiste. Ne jemi këtu për të bërë ç’mos që të bëjmë gjithçka që e sotmja të bëhet më e mirë, por mbi të gjitha të bëjmë të pamundurën që e nesërmja të jetë e garantuar”- tha Rama.
Ti nuk kupton dhe kam bindjen se nuk do të kuptosh se të qeverisësh nuk do të thot të marrësh pëlqimin e qeverive të huaja por të marrësh pëlqimin e shtetasve të tu, o shqiptar. Thënë popullorçe: Ha pykë ti apo jo? Nuk do tja di askush nga drejtuesit e qarqeve dhe provincës për pushtetin tënd, ata vjedhin, ata bëjnë ligjin në të gjitha strukturat qeverisëse, në drejtësi, në polici, në bisnese pa le më në strukturat partiake etj etj. Ligjet që bëni ju atje në Tirane ata i përdorin veëm nëpër tualete. Kur ti shkon për shëtitje mediatike andej pari, ata ja kanë marrë dorën: Pak servilizëm, shumë premtime dhe mbi të gjitha siguria se pjesmarrja në zgjedhjet e ardhëshme do jetë ne favor të PS dhe me kaq mbyllet forca e pushtetit qëndron ndaj pushtetit në provincë. Populli nuk arrin të shpreh indinjatën e tij ndaj papërgjegjshmërisë se kryebashkiakëve sepse edhe ankesat që vijnë deri në sekretaritë e kryeministrisë fashiten duke pritur kthimin e delegacioneve kryeministrore të rradhës nga eventet ndërkombëtare. Të paktën ngarko një kryeminister për punët e brendëshme se për të jashtëmet të kemi ty o sharlatan politik më keq se sharlatanët e historisë që gëlojnë nëpër mediat vulgare shqiptare.... dhe shqiptarët , dëshpërimisht, dhe rinia mjerisht kanë një zgjidhje, braktisin familjet , vendin, miqësinë, jetën me komunitetit ku janë lindur e rritur derisa kuptojnë se në atdhe kjo politik sa e koruptuar aq edhe kuislinge dhe antipopullore u jep vetëm një zgjdhje: një jetë skllavi në dhé të huaj, o autist i padeklaruar.
A ba xheloz Erdogani, dileranti shoki mafjozi edrahman, lol...kete qe tht Rama, kush e beson1 vetem Mero, lol
Po po artisto! Me një vend që po boshatiset! Me një "elitë" të kalbur dhe katërcipërisht abuzuese dhe në evazion. Me politikanët Hajdutë! dhe kundra interesave strategjike të vendit. Dhe ti që kënaqesh me "show-t" e rradhës pasi kjo të thekson ty (pasoja të kultit të individit), dhe të liderucëve. Kur në thelb kombi rrezikon tkurjen për 50 vjet dhe drejt zhdukjes për nja 100 të tjera. Me një rini të mallosur, phuhurosur dhe tymosur, analfabetosur, dembelosur.... Dhe të paktën në Europë imazh shumë i keq për "Albanians" . Kujt po mendon se po i rruhet ! Pa merak, se ti e ke kopju look-un e Ismail Qemalit por edhe ty prapa të vjen historia...
Gjithe merita per johonen e shiperise eshte fale natyres qe ka falur zoti dhe mikpritjes qe karakterizon shqiptaret. Sa per kete pleher kryeminister dhe te tjere politikane apo drejtues si veliaj, meta etj, e di gjithe bota se sa te korruptuar dhe abuzues jane. Dhe shefi te gjitheve per momentin, rama dora vete, beri dhe gabimin e jetes se tij me aferen mc gonigal, qe nuk do ngelet pa u ndeshkuar.
nastradin i niveleve apokaliptike .....