“Rilindja” e Beratit, kryeministri Rama inspekton projektet e reja: Po marrin jetë për banorët dhe turistët!

8 Mars 2024, 16:52Politika TEMA

“Rilindja” e Beratit, kryeministri Rama inspekton projektet e reja:

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të premte projektet që janë në zhvillim në qytetin e Beratit, si tregu i ri, rehabilitimi i sheshit kryesor deri tek parkimi, fasadat e ndërtesave dhe ura e re.

Gjatë inspektimin, kreu i qeverisë e cilësoi Beratin si ‘qytet të rilindur’ dhe tha se arritja më e madhe e bërë është rikthimi besimit të qytetarëve për zhvillimin e qytetit.

Rama shprehet se po vihen në zbatim një grup projektesh me rëndësi për qytetin, që nga sheshi kryesor mbi parkimin e madh publik, pedonalet e reja, rikualifikimi i ndërtesave, tregu i gjelbër me 120 vende për prodhimet e fermerëve, si dhe ndërhyrje të tjera të cilat pritet të përfundojnë të gjitha në të njëjtën kohë.

“Në Beratin e rilindur ku po marrin jetë një grup projektesh me rëndësi për qytetin, që nga sheshi kryesor mbi parkimin e madh publik, pedonalet e reja, rikualifikimi i ndërtesave, tregu i gjelbër me 120 vende për prodhimet e fermerëve, si dhe ndërhyrje të tjera, të domosdoshme jo vetëm për banorët, por dhe për turistët, të cilët vijnë gjithnjë e më të shumtë në qytetin e UNESCO-s, duke arritur shifrën rekord të 800 mijë vizitorëve në 2023“-shkruan ndërkohë Rama në Facebook pas inspektimit.

5 Komente

  1. X
    Xha Jahua

    Hidhi dhe nje sy Shpiragut je qe je

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adami

      Pune te mbare per pune dhe me te mira

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

        Ai qe mban kapele ne nje kantier ndertimi duhet te jete idiot.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Hajvan!Shqiptaret iken!Apo ben sikur eshte plot ai vend?pensjoniste po ka disa por edhe ata po terhiqen nga femijet jashte shtetit se nuk duan ti lene ne sketerren pa shtet!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turisti i vendit

            E admirueshme ç'fare po bene Berati dhe perkujdesi i qeverise! Po me Saranden çdo te behet apo do degjojme kengen "moj Saranda moj Delvine kush ta prishi bukurine". Saranda kjo perle naturore nk ka tortuare ku te kalojne turistet e shumte. Ka nje rruge qe lidh lungomaren me kanalin e Çukes e shkateruar nga pallaten nen rruge e mbi rruge.Deshiron te shikosh detin por afer detit i pa pare. Nuk ka qytet bregdetare qe buza e detit eshte e okupuar nga pallata jo me ne bote por as ne Vlore , Durres e Shengjine, bregu i detit eshte i lire dhe me shetitore. Saranda sic me thoshte nje turist i huaj eshte katastrof mjedisore nga ndertimet korruptive qe vazhdojne edhe sote. Ç'faqketesi!!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje