Anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri, në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetaren Frida Mavriqi, foli lidhur me negociatat mes “Rithemelimit” dhe PS, të cilat duket se nuk janë pritur mirë nga PD zyrtare.
Si i shikoni negociatat e “Rithemelimit” me mazhorancën?
“E vetmja gjë që do të kishte kuptim në këtë takim të supozuar, që mesa duket është i vërtetë me aq sa kanë raportuar mediat dhe është pranuar edhe nga eksponentë të Rithemelimit, do ishte ngritja e atyre Komisioneve Hetimore që i përmbushin kërkesat e praktikës parlamentare dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pra atyre Komisioneve Hetimore që kanë një objekt të qartë hetimi dhe për këtë nuk ka nevojë të bëhen takime të fshehta dhe as negociata sepse kjo është një e drejtë kushtetuese që mazhoranca duhej ta kishte pranuar si të tillë që në krye të herës”, tha ai.
“Thelbi i problemit këtu është Reforma Zgjedhore është e qartë që mesa duket ky takim i para ca ditësh kërkon të ristabilizojë atë marrëveshje të vitit 2008 Berisha-Rama, që në fakt i mori frymën institucioneve demokratike, parlamentarizmit, kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe balancës së pushteteve”, shtoi ai duke theksuar se ky system elektoral ka dëmtuar qytetarët ndaj opozita është e vendosur për ta ndryshuar duke kërkuar lista të hapura.
Ju keni qenë kundër aksionit të bllokimit të seancave, përse tani jeni kritik kur ka negociata për t’i dhënë fund kaosit në parlament?
“Ka qenë Edi Rama që e ka nxitur këtë konflikt artificial, sepse çështja e Komisioneve Hetimore është një çështje e të dretjës të panegociueshme të opozitës, prandaj them që është një konflikt artificial, në Shqipëri janë ngritur gjithmonë Komisione Hetimore, vetëm këtë herë nuk janë ngritur Komisione Hetimore dhe çuditërisht krijohet gjithë ky kaos 6 muaj dhe kalohen pafund ligje të mazhorancës, që nga buxheti i vitit 2024, pa asnjë debat”, theksoi ai duke nënvizuar se Komisionet Hetimore nuk kanë prodhuar ndonjëherë hetime penale të suksesshme.
Sekretari i Grupit, Arbi Agalliu deklaroi sot se PD është gati të votojë në çdo kohë variantin e parë të amnistisë penale. A është kjo lloj gatishmërie një kundërpërgjigje për negociatat mes rithemelimit dhe socialisteve?
“Ne kemi mbajtur qendrim të qartë për çështjen e amnistisë penale, ku kemi thënë se nëse protestuesit e opozitës në gjithë këto vite të fundit, ne do ta votonim amnistinë vetëm me një ksuht tjetër, që të përjashtoheshin të gjitha ato krime që janë nën hetim apo kanë marrë vendime në SPAK e GJKKO. Socialistët në ditën e fundit e ndërruan draftin, hoqën një draft e futën një tjetër, për të amnistuar shokët e tyre që sot po paraqiten në SPAK dhe kjo ka qenë arsyeja pse ne u tërhoqëm”, tha ai duke nënvizuar se qëndrimet e PD zyrtare janë gjithmonë publike dhe jo në tryeza.
Në përfundim, ai theksoi se kryeministri ulet për negociata me ato që thoshte se janë “non grata” e s’do negocionte kurrë. Sipas tij, kjo është një formë për të mbajtur gjallë konfliktin, teksa nënvizoi se e vetmja formë e bashkimit të opozitës dhe rrëzimit të Ramës është tërheqja e Berishës nga “Rithemelimi”.
Një syqerim miqësor për Kullurin; Mbani qëndrim politik për Himarën shqiptare, Bejlerin si antishqiptar dhe Berishën për prostituim antishqiptar! Ftoni njerëz si Bojaxhiu, Topi etj dhe largoni si berishistët si sharlatanët e Lulit të tipit Duma, Bardhi, Salinjani, Gjekmarkaj, para se t'ju përdorin dhe bëjnë m... . Mbani qëndrim politik për të drejtën e shqiptarëve të kenë ushtri dhe të kenë të drejtë vetmbrojtëse, të mohuar nga NATO! Jo koloni e NATOs pa ushtri tonën dhe të NATOs që nuk ka një ushtri të vetën dhe koloni administrative e ushtrisë greke dhe italiane! Filloni luftën! Se kështu nuk shkoni askund. Lërini akordet e nëndheshme të Lulit me Berishën! Shpallni armiq jashtëqitjet tuaja, duke nisur nga Berisha. Luftoni edhe për ndërtesën e PDsë, se kërkoni pushtet, por ju marrin nga duart edhe shtëpinë dhe ju lënë në koliben e qenit. Po shqyet dhe varroset Berishën, pa pritur t'i vijë ngordhja nga Allahu, fituar mbi Ramën, bindët shqiptarët dhe futët në vathë delet tuaja. Por mbi të gjitha Kullur, largo kullufin që ke sipër kokës, se nuk është për atë punë! Keni nevojë për skifterë, jo për prostituta Alka Gjekmarkaj, Duma, Bardhi, salinjani etj, etj.
Per te ndryshuar kushtetuten duhet nje shumice prej 95 deputetesh. Je i detyruar te meresh vesh me 95 deputet. PD zyrtare duhet te lançoje nje dokument moralo-politik antiberishist. Te anti berishizmi e ka fuqine e vet ne te kunderte, eshte çeshtje kohe kur do ju braktisin.
O Kulluri vertet eshte nje e drejte e nje grupi deputetesh dhe jo eskluzivisht e opozites por kur kjo e drejte me kerkesen e tyre duhet te jete ne perputhje te plote me ligjet kushtetuese apo e kam gabim.Ku qendron gabimi i mazhorances kur keto kerkesa nuk plotesohen nga ky grup deputetesh a ma thua dote.Perse nuk shpreheni qarte kur beni deklarime jo vetem ti por edhe shume te tjere i vishni ceshtjeve ndonje perde dhe kush e di se cfare jeni duke thene.E perse ju paskeni te drejte ne cdo gje qe flisni dhe mazhoranca nuk paska te drejte ne ato qe ben .Po sikur mazhoranca me pa te drejte tju hap rruge juve per cdo gje si do ta konsideroni kete te drejte apo te padrejte.Sigurisht do te thoni ja presioni i jone e detyroje te na jap te drejte.He eshte e drjete kjo.Si thua ti.
nuk di cfare eshte me qesharake nje pd (e vules) qe ska kokerr vote apo pd e foltores me gjithe pjesen qe dubet zhdukur fare nga politika ......ne maje te mullarit rri ky idioti psikotik me partine roze pastaj ..,.ah se harrova liken ...what a fucking joke qe eshte Shqiperia....