Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK

10 Korrik 2024, 10:35Politika TEMA
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.

Kryebashkiaku socialist ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (10 korrik).

Pjerin Ndreu ka hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme i vetëm.

Ende nuk dihet çështja për të cilën kryebashkiaku i PS-së është thirrur për t’u marrë në pyetje.

Nga qershori i vitit 2013 deri në 2019, Pjerin Ndreu ka mbajtur postin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë qëndron në krye të Bashkise Lezhë prej dy mandatesh. Ai u zgjodh në drejtimin e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe ato më 14 maj 2023.

Lini një Përgjigje