Kryeparlamentarja Nikolla : Të dënohen vrasësit e policit në Kosovë. KFOR të ndërhyjë!

24 Shtator 2023, 14:32Politika TEMA

Kryeparlamentarja Nikolla : Të dënohen vrasësit e policit në

Kreu i Parlamentit të shqipërisë, Lindita Nikolla ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku kërkon të dënohen vrasësit e policit të Kosovës dhe kërkon që KFOR të ndërhyjë për të ndaluar një përkeqësim të gjendjes.

“Dënoj me forcë sulmin e sotëm në afërsi të Banjskës në Veriun e Kosovës, si pasojë e të cilit një oficer i Policisë së Kosovës u vra dhe një tjetër u plagos. Urdhëruesit e këtij krimi duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kriminelët duhet të dërgohen para drejtësisë.
I shpreh ngushëllimet dhe ndaj dhimbjen me familjen e oficerit të vrarë në krye të detyrës.
Ky akt brutal kriminal ndaj efektivëve të Policisë së Kosovës dhe pasojat e tij tragjike janë shenja se zhvillimet mund të përkeqësohen nëse nuk ndërhyhet nga komuniteti evroatlantik dhe KFOR për ndalimin e përshkallëzimit të situatës.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, sipas rekomandimeve të ShBA dhe BE, mbetet rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Nga ana tjetër, normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është kusht i domosdoshëm për sigurinë dhe paqen në rajon.”

2 Komente

  1. L
    Lali Flow

    Dergo ushtrine, oj kurve e rilindur.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtaraku

      Ke ushtri te dergoje mor te shkerdhefsha fisin? O foltors i ndyre. Po çeshtje e Shqiperise apo e Kosoves eshte kjo mor gjitholog? Lere mor ndyresire Kosoven te merret me kete pune. Ajo ka ushtri dhe polici te pergatitur. Apo do shkruaje dhe ti diçka.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje