Vrasja e policit në veri të Kosovës, Basha: Beogradi ta dënojë dhe të distancohet nga kjo ngjarje

24 Shtator 2023, 09:20Politika TEMA

Vrasja e policit në veri të Kosovës, Basha: Beogradi ta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në veri të Kosovës, ku një efektiv humbi jetën pasi u sulmua nga persona të maskuar.

Basha shkruan se është i tronditur nga kjo ngjarje ndërsa i bën thirrje Beogradit që të dënojnë dhe të distancohen nga kjo ngjarje.

“I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur.

Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit.

Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, shkruan Basha.

 

3 Komente

  1. Z
    Zdravo VV

    Vrasje në kordinim Kurti Vuçiç Mashtrusi Kurti bënë filma më vrasje policesh per te mbetë në pushtet

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dritan

      Beogradi qe 2 ditë po e dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ajo është autore e vrasjes! Çfarë dënimi kërkon nga vrasësit? Ndëgjo fjalimin e Vučić-it në OKB dhe do ta kesh të qartë!

      Përgjigjjuni
      1. y
        ymer pederasti bazovic

        mshele gojen o rropsi serbie !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje