Gjyqi i Fatmir Mediut, SPAK kërkon dëshmitar Kol Dedgjonin! Ish- zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes ishte kundër çmontimit të armëve në Gërdec! S'firmosi për fabrikën e demontimit

23 Shtator 2023, 17:31Politika TEMA
Gjyqi i Fatmir Mediut, SPAK kërkon dëshmitar Kol Dedgjonin! Ish-

Një nga personat që SPAK kërkon të pyesë në gjyqin e Gërdecit, është Kol Dedgjoni, ish-anëtar i komisionit të ngritur nga ministria e Mbrojtjes për çështjen e demontimit.

I pyetur edhe në procesin e pare ndaj 29 të pandehurve të Gërdecit, ai është shprehur para gjykatës në datën 22 prill 2011, se kishte qenë kundër demontimit në ish-repartin e tankeve në Gërdec që u kthye në fabrikë demontimi.

Dedgjoni ka sqaruar se demontimi mund të bëhej në uzinat e ushtrisë në Gramsh ose Poliçan ku ishin mjetet dhe kushtet e sigurisë për të punuar me municionet.

"Në vitin 2007 kam punuar në Ministrinë e Brendshme në pozicionin e shefit të sektorit të programimit në Drejtorinë e Menaxhimit të burimeve të mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm.

Në bazën e urdhrit 81 të Ministrisë së Mbrojtjes, isha anëtar i grupit të vlerësimit të kostos së demontimit për katër lloje municionesh. Detyra e komisionit ishte vlerësimi i dokumentacionit të ardhur nga uzinat e demontimit të municioneve. 

Bëhej fjalë për uzinat e Poliçanit, Gramshit dhe Mjekësit. Uzinat e mësipërme dërguan ofertat e tyre, pasi mendohej që demontimi të bëhej tek to. Përgjigje për mundësi bërjeje të demontimit ka dhënë vetëm Poliçani, i cili paraqiti vlerësimin e kostos për të katër llojet e municioneve.

Ndërsa dy uzinat e tjera thanë që nuk kishin mundësi të bënin demontimin. Mbi bazën e vlerësimit të uzinës Poliçan, janë dhënë edhe kostot. Mbi bazën e shpenzimeve të demontimit dhe produkteve që dilnin prej tij, tunxhi, bakri etj, duke i vlerësuar këto, kostoja dilte jo-negative. Demontimi dilte me fitim. Ne, si komision, dolëm në konkluzionin që demontimi të bëhet në uzinë. Komisioni konkludoi se demontimi në Poliçan është me fitim". (Shqiptarja.com)

2 Komente

  1. Z
    Zaza

    Sala ka denuar ata qe kane qene te ndershem dhe kunder gerdecit ???? Hajde duman

    1. D
      Deda...

      Jo demontim, zberthim...

      Lini një Përgjigje