
Kryeministri Edi Rama shfaqet gjithmonë i kuruar në çdo dalje të përditshme dhe jo pak herë është vënë në qendër të vëmendjes për imazhin e tij.
Këtë të shtunë, si rrallëherë më parë, Rama foli për imazhin e tij në podcastin, ku kishte te ftuar dy sipërmarrëse shqiptare në fushën e produkteve kozmetike.
Gjatë bisedës me to, kryeministri deklaroi se me mungesën e flokëve është në paqe, ndërsa rrudhat nuk i bëjnë përshtypje e i mirëpret.
“Dua të sqaroj një gjë; unë nuk jam i interesuar për produktet tuaja sepse flokë nuk kam.
Edhe për fytyrën time është shumë vonë tani për t’u munduar për ta rifreskuar, kështu që jam në paqe me mungesën e flokëve dhe me rrudhat në fytyrë.
Jam në paqe, i mirëpres të gjitha rrudhat që dalin edhe i përshëndes me mall të gjitha flokët që bien”, deklaroi Rama.
Nje tjeter episod i podkastit te kryeministrit mjaft interesant
Te paskan dhënë vetëm byrek me gjithë këtë jave
Fale podkastit mesojme akoma me shume gjera dhe kuriozitete rreth Rames
Mos shiko qimet qe ikin ,kujdes Trut mos te dalin jashte vesheve se i ke me shumice
I shemtuar sa sbehet...I kuruar normal leku nuk I mungon....
Shifeni me ca po merreni o TEMA... Edhe pse mban veten do merreni qr