Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë.
Basha shprehet se të vërtetën se ndal dot askush, sado baltë të hidhet për ta mbuluar.
Ai shkruan se kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis Rama e Berisha.
“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar.
Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha”, shkroi Basha në një postim në Facebook.
McGonigal dyshohet se u pagua pikërisht për të lobuar kundër Lulzim Bashës, ndryshe nga sa pretendon tani Sali Berisha, që thotë se ai u pagua për ta shpallur atë non grata.
Per Berishen ka te drejte por per Ramen po ja fut kot sepse Rama ska lidhje fare me ate ceshtje
Rama ka porositur ceshtjen, dhe te shpresojme qe amerikanet te bejne drejtesi