“Gërdeci”, çfarë mund të sjellë gara e dëshmitarëve “VIP”

22 Shtator 2023, 19:20Politika TEMA
“Gërdeci”, çfarë mund të sjellë gara e

Nga Ylli Pata

“Gërdeci”, katastrofa që ka prekur jo vetëm shpirtrat e njerëzve të dëmtuar nga ajo tragjedi, duket po kthehet në një lloj “procesi të shekullit”.

Një shans që e solli reforma në drejtësi, që goditi mu në zemër një nga artificët më të ndyrë, më të rëndë, e më të padrejtë të të ashtutuquajturës procedurë penale. Që do të thotë që mund të vdesin njerëz, mund të zhduket nga qarkullimi një vendbanim, por pas disa vitesh kjo ngjarje nuk ekziston, sepse ka ndodhur i tmerrshmi “parashkrim”. Po si mund të parashkruhet vrasja e vogëlushit, Edison Durdajt, i cili ndërsa po luante me biçikletë në rrugët abrazive të fshatit, po i çonte drekën djalit të xhaxhait që punonte në punishten e vdekjes së Gërdecit. 

Si mund të parashkruhet ajo gjëmë, e thuhet pa pikë turpi nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Si mund të jetë në fund të fundit deputet, një njeri që thotë pa ju dridhur qerpiku: Vertetë janë vrarë njerëz, po kjo vepër është parashkruar!. Parashkruar çfarë? Po mirë, kush ka faj për vrasjen e 28 personave në Gërdec, hedhjen në erë të fshatit në fjalë e fshatrave ngjitur e plagosjen e 300 të tjerëve? “Oho, jemi në vitin 2023, ka ndodhur në vitin 2008”.

Thonë ata, po ç’thotë logjika, ligji e familjarët e viktimave?

Logjika thotë një gjë të qartë: Gërdeci është një fshat që nuk ka pasur asnjë lidhje me industrinë ushtarake të përpunimit të municioneve luftarake. Vetëm caktimi i Gërdecit nuk është shkelje por është krim i qartë, madje i parathënë. Por kjo është vetëm aspekti kështu sa për nxemje, se ky rast që është bërë edhe film në Hollywood, është një krater aq i thellë, madje më i thellë se gropa që shkaktoi eksplozioni konvencional i 15 marsit 2008. “Gërdeci” është pasojë që ndodhi prej shkakut. Drejtësia e vjetër e ka hetuar pjesërisht, skandalisht, vetëm pasojën, asnjëherë shkakun.

Sot, natyrisht jo në mënyrë të thellë, ka nisur të mendohet, flitet, e vendoset për shkakun që solli katastrofën e Gërdecit. E nuk ka asnjë dyshim që atë katastrofë e solli makutëria, korrupsioni, babëzia, mungesa e çdo ndjenje njerëzore, sidomos pas ndodhjes së ngjarjes tragjike. Ku u mohuan familjarë, vetëm që të mos hetohen. Po ku do shkojnë këto njerëz që kanë bërë këtë gjëmë? Të cilët flasin për parajsën, shpërblimin, gëzimin e familjes etj. Këta njerëz nuk flenë, nuk jetojnë, janë thjesht pjesë e manktheve të tyre që i madhi Shekspir na e ka sjellë në kryeveprën e tij universale Makbeth.

Por të vijmë te procesi, i cili duket se do jetë realisht i fortë, e mjaft i rëndësishëm. Madje ka gjasa edhe më i rëndësishëm sesa Këshilli i Sigurimit i OKB që drejtoi Edi Rama dy ditë më parë në Nju Jork.

Po pse? Sepse avokatët e Fatmir Mediut, kanë hartuar një listë VIP, ku kërkojnë të dëshmojnë në procesin Gërdeci”. Ministra, gjeneralë, apo edhe dinjitarë të lartë, të cilët do të garojnë me listën e SPAK, të cilët janë të gjithë njerëz që kanë lidhje me aferën e Gërdecit.

Logjika e teorisë konspirative të mbrojtjes së Mediut, synon që të nxjerrë se ka një komplot për të goditur Shqipërinë, për të mos ta lënë që të pranohet në NATO, samiti i të cilës ishte pas disa javësh nga shpërthimi. Por çfarë mund të dëshojnë dinjitarët? Që ka pasur sinjale vërtetë se mund të ketë një plan rus që të ndalojë zgjerimin e NATO. Që tashmë është bërë publik, i qartë dhe strategji e Vladimir Putinit. Por këtë plan, ngritja e punishtes në Gërdec, e ndalonte apo jo? Se nëse demontimi nuk do të ndodhte në Gërdec, porn ë Poliçan apo Gramsh, edhe dëmet do të ishin më të vogla, siç do të ishin fitimet për kompaninë që kishte marrë përsipër.

Megjithatë mbetet krejt e paqartë se ku do të dalë mbrojtja me teorinë konspirative të komplotit. i cili edhe nëse ka qenë plan, mjaft të mos bëhej në Gërdec, edhe sikur të shpërthente nuk do të ishte as në zonë të banuar, e as pranë aeroportit të Rinasit dhe Tiranës….

4 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Asgjë nuk do të sjellë... asgjë .

    1. Erla Mehilli zedhenese e familjes kriminale Berri

      Vertete besoni te drejtesia Shqiptare ! E gjithe kjo eshte spektakle per te mbushur faqet e gazetave. Safeti shkret ne burge per nje gojore me nje kurrve te paguar nga nongrata. Daku i shkrete per nje leje ndertimi para 12 vitesh . Ehhhh Sali Berrisha vrases i mbi 5000 mije shqitareve ne 1997 pa haruar demin ekonomik Grusht shteti 1998 ,Firmat piramidale e Cez kompleksi Partizani, kater te vrare para kryeministrise dhe ne funde Gerdeci 26 te vrare 200 te plagosur Eshte turpe te flasesh per drejtesin ne Shqiperi

      1. 7
        77

        Nëse drejtësia nuk ka punuar seriozisht më parë, duke mbledhur fakte, formuluar akuza dhe duke i arrestuar në mënyrë demonstrative, por është duke pritur që punën e saj t'ja bëjë Mediu me Shkëlzenin duke "u vet akuzuar", atëherë ka për të qenë një rrënim për profesionalizmin, ndershmërinë, seriozitetin dhe kredibilitetin, tashmë përtokë të drejtësisë së re. Drejtësia e re është duke i bërë gjyqin vetes. Të shohim nëse vlen më pak ose më shumë se tre copat mutit ordinerë , të përlyer deri në grykë, që ka marrë dëshmitarë, në vend që t'i merrte të pandehur.

        1. k
          k

          Gjithë ata degjenerata që i pasuruan me gjakun e popullit të varfër,ja shpërbleftë zoti tek fëmijët,nipat , mbesat dhe pasardhësve për 500 vitet e ardhshme

          Lini një Përgjigje