Plani i ri i Pentagonit për të modernizuar ushtrinë shqiptare me teknologji të lartë

22 Shtator 2023, 14:30Politika TEMA

Plani i ri i Pentagonit për të modernizuar ushtrinë shqiptare me

Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes zhvilluan në Tiranë, konsultimet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke hedhur kështu bazat e një bashkëpunimi intensiv afatmesëm dhe afatgjatë.

Në takimin mes dy delegacioneve u diskutua mbi situatën aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe u trajtuan me hollësi një sërë projektesh në fushën e modernizimit dhe logjistikës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi konfirmoi gjatë fjalës së tij përkushtimin e vendit tonë në  ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë. Ai garantoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë garant i vlerave demokratike dhe perëndimore, si parime bazë të diplomacisë së Tiranës. Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Sipas ministrit Peleshi, bashkëpunimi i shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është përkthyer në një kontribut të vyer në përpjekjet e vendit tonë për të qenë eksportues të sigurisë, jo vetëm në rajon, por si një partner i besueshëm i SHBA-ve dhe NATO-s.

Delegacioni amerikan kryesohej nga Spencer Boyer, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n. Takimi u asistua nga ekspertë të fushës së të dy palëve.

Delegacionet ranë dakord se integrimi në strukturat Euro-Atlantike i të gjithë Ballkanit Perëndimor si dhe prezenca ndërkombëtare në rajon, konsiderohen të domosdoshme dhe faktor stabiliteti.

Ky takim zgjeroi linjat e bashkëpunimit me qëllim transformimin e kapaciteteve institucionale të sigurisë dhe ato ushtarake, duke mbështetur dhe zbatuar se bashku projekte konkrete si: mbështetja e FARSH për rritjen e kapaciteteve të Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, Mbrojtjen Kibernetike, Edukimin Profesional Ushtarak, Trajnimin dhe Ushtrimet dhe Modernizimin e Forcave Ajrore.

Në përfundim kryetarët e delegacioneve nënshkruan dokumentin bazë, në të cilin përshkruhen hapat konkretë për realizim me sukses të objektivave të parashikuara në planin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shtetet e Bashkuara u angazhuan të ofrojnë një mbështetje edhe më të gjerë për përmirësimin e kapaciteteve në përballje me sfidat reale për Forca të Armatosura sa më efikase, në përmbushje të misionit dhe detyrave të tyre.

Zhvillimi i bisedimeve të këtij formati përkon me 30- vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë kuadër për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

4 Komente

  1. P
    Parti sali urraa , uuu po nongrata s 'ka parti ?

    Ne kemi hallin e non grates ju mereni me ushtrine o sali o herro ty kore e veriut shume te do .. Liri demokraci , poshte komunistet , nano ik urraaa

    1. L
      Lakja

      Vetë llafe ...asgje konkrete... Maksimumi ndonje Humvee te lodhem me sa duket...vazhdojne na perdorin si kosh plehrash

      1. S
        Sako

        Duan medoemos qe serbët te na kapin me breket e ulura kur te vijne... Aleatët kshu

        1. 7
          77

          Janë mashtrime 30 vjeçare. Të njëjtat që e çuan një nga ushtritë më të forta të Ballkanit, në epokën e gurit, kur luftohej me hunj. Tani luga bosh e propagandës histerike, fshesa dhe sukulla për ushtrinë dhe një shtet 30 vjeçar hajdut, i shitur dhe karagjoz që qëllim të vetëm ka sodominë dhe humorin e padronëve të rradhës. Vetëm pak vite në Bllokun e Varshavës dhe Shqipëria kishte edukuar në akademitë më të mira ushtarake të BS, mijëra oficerë, inxhinierë e kuadro ushtarakë. Ushtria Popullore ishte furnizuar me avionë, nëndetëse, radarë, anije luftarake, fabrika ushtarake, tanke, baza të fortifikuara dhe teknologjinë ushtarake më të mirë të kohës. Sot detin dhe qiellin na e ruan greku, tokën Janullatosi. Ushtrinë shqiptare të NATOs e shkërdhen edhe klubi i gjuetarëve të Enver Hoxhës. Shqipëria mund të flasë për ushtri, vetëm atëherë kur greku të hajë mut pas traut të Kapshticës dhe ti dridhen leqet kur hyn në tokë shqiptare si turist dhe kur Serbia të fusë bishtin në shalë dhe të kuptojë se çdo trimëri me shqiptarët e çon drejt humbjes së pakthyeshme të territoreve të veta. Sa herë që flitet për " forcim" të ushtrisë shqiptare, NATO dhe SHBA i kanë vënë syrin ndonjë bazë ushtarake shqiptare, për t'a vënë në pronësi të tyre, si Kuçova. Pastaj propaganda që e shet si nga arritjet më të mëdha të qeverisë dhe ushtrisë "së tmerrshme" shqiptare.

          Lini një Përgjigje