“PD shpallet non grata nëse bashkohet me Berishën”, Ngjela: Blinkeni e paralajmëroi

22 Shtator 2023, 12:29Politika TEMA

“PD shpallet non grata nëse bashkohet me Berishën”,

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se sekretari amerikan Antony Blinken ka paralajmëruar më herët se nëse Partia Demokratike do të drejtohet nga Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA, atëherë e gjithë partia do të shpallet “non grata”

Ngjela shtoi se shqiptarëve nuk ka ç’u duhet një i shpallur “non grata” nga SHBA, pasi është kjo e fundit e cila i garanton mbrojtjen dhe sigurinë.

“Blinkeni deklaroi, në rast se Partinë Demokratike, e merr dhe e drejton Berisha, do të nxjerrim “non grata” të gjithë Partinë Demokratike. E kanë shumë të ndjeshëm dhe sensiv në funksion kombëtar dhe ndërkombëtar, amerikanët nxjerrjen “non grata” të një personaliteti të huaj.

Ky bën sikur nuk kupton dhe del e bën foltore kundër Amerikës në një kohë që e gjithë ekzistenca jonë sot, që të mos pësojmë goditje në funksion të Kosovës është mbrojtja e amerikanëve. Ky është “non grata” me Amerikën, për ça u duhet Shqiptarëve ky, për budallallëqet që thotë?!”-tha Spartak Ngjela.

1 Komente

  1. R
    Real

    Plak matuf ! Kar me K te madhe

    Lini një Përgjigje