Kukësi në heshtje zgjedhore, mbi 45 mijë qytetarë do të zgjedhin kryebashkiakun e ri

23 Shtator 2023, 14:58Politika TEMA

Kukësi në heshtje zgjedhore, mbi 45 mijë qytetarë do të

Në Kukës kjo e shtunë e 23 shtatorit shënon heshtjen zgjedhore, teksa një ditë më pas qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit, në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Janë në total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra votimi.

Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2, Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Të gjitha qendrat e votimit do të merren nën ruajtje nga Policia e Shtetit, e cila është shprehur se do të angazhohet për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Zgjedhjet në Kukës vijnë pas zbulimit të video-skandalit, ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqej në intimitet me shtetasen e identifikuar si Alma K. brenda në ambientet e zyrës.

Ai që prej fundit të qershorit ndodhet dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”. 

Gjici akuzohet se gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak i Kukësit favorizoi Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

1 Komente

  1. r
    robi

    Ne ndihme te shpellareve te Kukesit eshte nisur me urgjence nje grup pune i perbere nga krrici i faros me floket e llakuar lart, me kollaro, gergufur me 2 gishta lart hipur mbi furgonin e policise me trupin e nxjerre perjashta duke bere garipin para militanteve te pds zyrtare. Strazua me patllake ne brez dhe republike ne koke, Sali Lusha me diagac dhe Lefqen hunderr maliq kokexhufka . Keta do te frymezojne kuksianet qe te sjellin ne pushtet foltoren e vicidolif qe e ka marre rrugen e mutit qysh me 14 maj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje