"Ku e gjete o Bajrom?" - Andi Bushati revoltohet me presidentin pasi dekretoi zgjedhjet: Kemi lopë në Presidencë!

3 Tetor 2025, 09:14Politika TEMA
"Ku e gjete o Bajrom?" - Andi Bushati revoltohet me presidentin pasi

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u tregua mjaft i ashpër me Presidentin Begaj, pasi ky i fundit dekretoi zgjedhje në Tiranë, pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt. 

Bushati tha se me këtë vendim Presidenti poshtëroi veten, pasi edhe po ta linte Gjykatën Kushtetuese të vendoste, ajo sërish do të vendoste pro Ramës, por Presidenti do t'i kursente vetes përdorimin nga pushteti. 

"Ne kemi futur një lopë në Presidencë, që edhe Haxhi Lleshi do e kishte zili po të çohej nga varri, të thoshte si nuk i kam shërbyer unë Enverit kështu?

Kush është problemi? Cilindo jurist kam kontaktuar më kanë thënë këtë gjë, është e paimagjinueshme, e paperceptueshme dhe nuk po e diskutoj këtë.

Po diskutoj anën politike, edhe Gjykata Kushtetuese, ku është ankuar Veliaj, nuk anullohen zgjedhjet për ditën që ka vendosur Rama. Nuk e shkallmon njeri vendimin e Edi Ramës, por ky ditëzi që e quan veten kryetar shteti, sheqer, sheqer, shurup trëndafili, ky kishte një gjë në dorë të respektonte veten. Një njeri që na kthen dinjitetin në raport me Trump (Rama), nuk e ka për gjë të zbatojë ligjin.

Edi Rama si kryetar i PS që kërkoi shkarkim dhe firmosi, është në drejtë të Zotit. Këtu, sheqeri i bërë ujë, ndodhet në Presidencë. Ku është pika ku është kryer krimi? Te Bajromi.

Nuk është puna vetëm aty, por Bajromi mund t'ja hiqte vetes këtë krim, thoshte e presim GJK. Nuk mund të ketë kjo Republikë një baron që interpreton Kushtetutën dhe thotë mos e ço në Kushtetuese por çoje në Administrative. Po kush ta tha ty mor Bajrom?

Kushtetuesja të vendoste. Jo thotë Bajromi, e ka Administrativja, e caktoj unë. Nga frika, Bajromi mirë që e bën, por bën edhe rolin e gjykatësit.

Edhe Kushtetueses po t’ja linin, dini gjë që të ketë marrë ndonjë vendim kundër Ramës? Thjesht ishte, do e bajgosnin fytyrën e Bajramit? Këta vendosën ta bajgosnin", tha Bushati. 

8 Komente

  1. B
    Bllokmen i lodhur

    Nipi Hysni Kapo djali spiunit i ritur te prehri diktatorit Hoxha i di te gjitha bene gazetarin pa qene gazetar , bene politologun pa qene politikan, bene gangsterin me zerin e adoleshentit kur eshte thjeshte nje zhapik blloku 30 kg me gjithe kepuce.... Ky ka mbaruar per gjuhe te huaje français se bashku me Shkullakun e Çanin por edhe ate te shkret gjuhe nuk e mesuan..... A ka ky ky vende nje kontroll audiovisuel ku te semure te tille ti ndalohet dalje ne kazanet televizive , a ka ky vende qe moderatori te gjobitet , kanali tv te gjobitet si mundet nje skizofren te ofendoje ne nje ekran présidentin e vendit ku njeri ne délivre totale nuk pranone asnje institution qe nga koha e rrenies se bllokut..

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Permend dhe Rusmajlin totalisht i kapur....ai ja gjeti vegjen....por qe eshte yes per cdo gje te Rames kjo nuk ka diskutim.nuk ka me Moisi.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Pirdh se lirohesh o Bushat stalini. Shkarkimi i Veliajt per mungese ne pune nuk ka te beje me ndonje shkelje te kushtetutes dhe per rjedhoje adresimi i tij tek gjykata kushtetuese eshte nul, apo ndoshta eshte bere me qellim per te vonuar ne kohe dekretimin e zgjedhjeve vendore per postet vakante. Po cfare mund te presesh prej teje, llogjike prej gomari te inatosur.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Ne presidence ka lop thote bushati ? Atehere edhe une po I pergjigjem se ne gazetari ka edhe gomere qe nuk njohin ligjet , dhe nje nder ta je ti o i pa fytyre ..

          Përgjigjjuni
          1. T
            TROÇ

            Po c'fare lopesh, o Bushat, se na cudite. Lopen e mjel dhe perfiton. Politika eshte si piranjat. Te ha sa te hapesh e te mbyllesh syte

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1

              Emergjence berja e kodit penal ku presidenti te mbrohet nga ofendimet.Keta nuk jane analiste por telendare lagjeje pa kulture.AMA per emisionin e mbrenshem te MCn duhet ti vendosi kanalit nje gjobe qe ta thyej ne mes

              Përgjigjjuni
              1. T
                Teo

                Pse kemi? Kur dikush eshte i kapur ben cdo gje. Eshte thjesht kukull.

                Përgjigjjuni
              2. V
                Vjosa

                O Bushat , në presidencë ka DEMA , po të kishte lopë do kishte vajtur e para jotëm.Bur buçe ,të hëngri veremi nga cmira për Ramën ,farë e keqe .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje