Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: Ka të bëjë me detyrat e shtëpisë, BE po krijon mekanizmat e mbështetjes

6 Dhjetor 2022, 16:49Politika TEMA

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: Ka

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë se hapja e negociatave për Shqipërinë erdhi pasi janë bërë “detyrat e shtëpisë”.

I pyetur se “kur do të shkojë Tirana në BE”, e cila i është afruar rajonit edhe si pasojë e luftës, Rama mori fjalën para presidentes së KE dhe presidenti të KiE, dhe tha se ecuria ka qenë e jashtëzakonshme periudhën e fundit.

Rama theksoi se Shqipëria do të luftojë të anëtarësohet në BE, edhe sikur një ditë BE të mos jetë, gjë për të cilën shtoi se do të ishte e pamundur.

“Është e padrejtë ta thuash këtë sepse ecuria që është bërë sidomos në periudhën e fundit, pa dyshim edhe për shkak të luftës si përshpejtues, është i jashtëzakonshëm. Është pak kohë më parë që ndodhi që ishim në Bruksel që patëm gjithë këtë diskutim. Është diçka krejt ndryshe. Kur vjen fjala për anëtarësimin, ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë dhe ua thashë dhe ua them të gjithëve përherë që nuk kam ndryshuar mendim.

Kur kisha debatet e mia me udhëheqësit europian për bisedimt për anëtarësim, u thoja që na duheshin që të forcojmë veten, të forcojmë institucionet tona. Të arrinim në nivelin e një shteti funksional në nivelet e BE. Ajo që ka ndodhur është historike sepse BE po krijon hapësira dhe mekanizma mbështetëse që po na sjellin më pranë, pa pritur që të jemi anëtarë. Sipas mënyrës së vjetër, kurrë nuk do kishim hyrë në aleancën e univeristeteve sepse ka një mirëkuptim që ndërkohë që bëjmë detyrat, duhet të mbështetemi dhe të jemi më pranë për ta bërë bashkë këtë Europë.

Marrëveshja e Roaming nuk do kishte ndodhur kurrë, korsitë e gjelbra. Ja pse e thashë që falë të dy presidentëve që janë këtu, gjërat po ndryshojnë. Kur Ursula u votua si president e KE, tha “është lindja e një komsioni gjeopolitik”. Kjo është ajo që ka ndodhur. Ballkani trajtohet si një rajon gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Ne do të luftojmë që të jemi anëtarë edhe nëse BE zhukdet, edhe nëse jemi vetëm ne. BE do të vazhdojë”, tha Rama.

4 Komente

  1. E
    Ersi

    Suksese Rames ne kete samit

    Përgjigjjuni
    1. S
      Suela

      Rama ka bere nje pune te shkelyer gjithe keto vite

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kevi

        Mbeshtetje shume te madhe kemi pasur nga BE

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roni

          Kjo vizite ishte e rendesishme per ne

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje