“Kur nuk kanë pulën, do hanë sorrën” Kadilli: Nuk ikën qeveria me këtë opozitë që ne kemi sot, nuk është më alternativë

9 Maj 2023, 09:27Politika TEMA

“Kur nuk kanë pulën, do hanë sorrën” Kadilli:

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha në “Barometri” për Euronews Albania se qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë me të njëjtën fuqi politike në pushtet sepse nuk kanë asnjë alternativë tjetër.

Sipas tij nëse opozita nuk bëhet më tërheqëse, qeveria nuk do të largohet.


“Edhe qëndrueshmëria në rezultat e mazhorancës, që nuk lëviz edhe pas gërryerjes së fortë që duhet të kisahte moralisht nga konsumi i pushtetit, nga korrupsioni, nga ngjarje, skandale, njërën e tjetrën, kjo lidhet përsëri me opozitën.

Nuk kemi opozitën, sepse ku nuk ka një ofertë elektorati, detyrohet të shkojë atje ku ka një ofertë. Në politike nuk është si ajo shprehja që ‘kur s’kemi pulën, do hamë sorrën’, kur s’ka pulën, do të shkojë të hajë pulën e komshiut,” – u shpreh Kadilli.

Kadilli shtoi se ka luftuar të ketë opozitë, ndërkohë që janë të njëjtat fytyra.


“Ndryshimi nëse vjen, vjen nga opozita. Opozita që ne kemi sot nuk është më alternativë. Duam, s’duam, unë i përkas opozitës, kam luftuar që të ketë një opozitë alternativë, por nuk ka. Edhe ai degradimi, rënia 4-5 pikë përqindje që vjen, sepse në një moment kur i afrohemi zgjedhjeve, shpresa e njerëzve rritet automatikisht.

Në momentin që të shohin se si shpallesh në zgjedhje, me të njëjtat fytyra, me të njëjtat sjellje politike, me të njëjtin ligjërim politik, pa teza se ku të kishim teza ku ma gjen, atëherë njerëzit kthehen edhe njëherë ata të llogores, ata që s’duan të ikin ndonjëherë, kanë hyrë te vendstrehimi politik dhe aty rrinë,” – u shpreh Kadilli.

 

4 Komente

  1. t
    tefiku

    Po mire ti je anetar i keshillit kombetar te PD.Te kujt PD te Alibeaj apo te Berishes se ke marre pjese ne mbledhjet e te dy paleve. Ti je nje nga ata qe prishen PD duke qendruar ne dy karrige.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi i Vjetër

      Sado budalla që është, një gjë e paska kuptuar. Rama, me këtë opozitë, deri në vitin 2037 nuk zbret nga kali i jryeministrit.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salkari

        Doli buzipidhi Kadill si kofini pas te vjelit ....yyyyyyt bythqir muti

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fuad Cela Verzheshtes

          Kardilli i Poradecit ka qene dhe eshte korier i Spiunave te Sigurimit Ministra te Berishes Dekanit te Korrupsionit Ssqiptare Genc Rruli dhe miut Artran Hoxha Dibrane ne Durred...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje