Kush është deputeti me vilë 760 mijë euro? Gazment Bardhi: Ka qenë ministër në kohën e PD-së (4 emrat e përfolur)

12 Maj 2022, 09:45Politika TEMA

Kush është deputeti me vilë 760 mijë euro? Gazment Bardhi:

Deputeti Gazment Bardhi ka komentuar denoncimin e bërë në “Facebook” për një koleg të PD-së që sipas tij mbahet peng nga kryeministri Edi Rama përmes një vilet 760 mijë euroshe.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin Open se për kë bëhet fjalë, Bardhi nuk pranoi të zbulonte emrin.

Ama e ngushtoi rrethin duke zbuluar se është një person që ka qenë ministër dhe se ka marrë tendera dhe ka biznese me Ramën. Dhe ndërsa gazetarja i vuri përballë listën e deputetëve të grupit të Rithemelimit, Bardhi la të kuptohet se mund të jetë njëri nga këto të katërt: Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho ose Bujar Leskaj.

Bardhi: Unë kam shtruar një pyetje, jo akuzë, ajo që unë ju nxis të verifikoni shitblerjen për të verifikuar se për kë politikan brenda PDsë bëhet fjalë. Ndryshe nga një pjesë brenda PD, unë nuk e kam betejën me kolegët brenda PD. Ai që e ka e ka kuptuar. Organet po i nxis të hyjnë dhe të hetojnë të mbledhin fakte. Janë online. Unë s’kam përgjegjësi për të bërë luftë brenda partisë. Ka qenë ministër…

Loja luhet mes Flamur Nokës, Tritan Shehut, Edmond Spahos dhe Bujar Leskaj, u ngushtua loja?

Është një qëndrim për të treguar njerëzit që janë peng i Regjimit të Ramës dhe që bërtasin jeni peng vetëm se ne mendojmë se Berisha nuk është e ardhmja e PD. E kam thënë se nëse duan të bëjnë diskutim se kush është i shitur te Edi Rama jam i gatshëm ta bëjë  këtë diskutim drejtpërdrejt. Unë skam as HEC-e, nuk kam lekë për të fshehur nuk bëj biznes të Rama. Detyra ime është të denoncoj .

Nëse nuk është shantazh thuaj emrin?

Nuk është shantazh. Ai dhe pjesa dërrmuese që janë si ai janë peng te Rama sepse kane biznese me Ramën, kanë  marrë HEC-e , kanë fshehur para, marrin tendera me kompani të miqve të tyre tek qeveria e Edi Ramës. Me çfarë më ka blerë mua Rama?

Kjo nuk është personale?

Kjo është patjetër personale.

Është në dëm tuajin kjo që ju flisni dhe nuk thoni emrin.

S’ka rëndësi. Unë nuk tallem. Nuk është shantazh. S’bëj shatanzh. Kam një parim, që nëse duam të ndihmojmë demokratët për të kuptuar se kush është i shitur, janë i gatshëm që ta bëjë këtë bisedë edhe përballë kolegëve të mi.

E ke bërë.. Pse e bërë?

Se kam bërë. Ajo që kam bërë është se kushdo që lëshon gojën me shpifje ndaj secilit që mendon ndryshe nga Berisha, do kuptoj të se peng janë të tjerë. Kësaj ftese timen publike, t’i përgjigjet pjesa tjetër. Po ftoj secilin prej kolegëve. Dëgjoj kolegë që thonë; Enkelejd Alibeaj është peng i Edi Ramës. Se kush është peng i Edi Ramës, nëse duam të bëjmë një diskutim, eja mblidhemi në grupin parlamentar dhe jam i gatshëm, jo vetëm për Vilën, por për Hec-in, për traun, që t’i shoh kolegët me sy, para kamerave. Dua të them diçka, të jem i sinqertë me secilin. Kolegët që po luftonte për bashkimin e PD, që i kanë qëndruar besnik dhe me kosto personale. S’kanë asnjë shkak dhe arsye për të qenë të shtypur.

16 Komente

  1. S
    Sqepari

    Rebus politik per kohen e lire. Radhen tjeter do gjejme dashnoren.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Violeta

      Nuk eshte Tritan Shehu se ai e ka vilen brenda Bllokut te Udheheqjes Komuniste ne Durres, ngjitur me murin e kampit te MPB.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nuk është një , mos gënje , janë më shumë se dy !

      Dhe Bardhi gënjen , perderisa ju dogji bytha Spahos dhe Shehit , nuk ështe NJË vile po do jenë më shume se DY , dhe të dyja në shitje !

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komentator Politik ????????

        Vila kap vlerën e 760 000 eurove ( sipas estimacionit) por është ndërtuar me 7600 euro.Sot bëhet publike inflationi lart që galopant dhe vëndin tonë, ku i varfëri do ngelet i varfër sikur e gjithë familja të jet me rrogë.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          Eshte e mbrojtur se eshte prane viles se Krajes se SPAK.Shpia e Enverit ishte kasolle para kesaj.O popull shajeni Enverin ,te pakten cfreni dufin ndaj hajduteve te demokracis

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mira

            Enver Hoxha duhet share per hipokrizine e sistemit te tij: nga njera ane predikonte barazine relative midis rrogave te njerezve, nga ana tjeter krijoi Bllokun ne mes te tiranes se Re dhe Bllokun e vilave te tyre ne vendet me te bukura te Plazhit te Durresit, Plazhit te Vlores, Shtepite e pritjeve ne te gjitha qytetet dhe pikat turistike te Shqiperise, ku pushonin falas servilet me te peshtire te qeverisjes se tij diktatoriale. Bllokmenet e sotem nuk jane hipokrite; e deshet Shqiperine sio gjithe europa, ta gezoni klasen e re politike dhe pronaret drogaxhinj te Shqiperise!

            Përgjigjjuni
            1. p
              pap

              Blla...blla...blla, blla!!!! Po per cilat blloqe/vila ne vendet me te bukura flisni more, derdimene?! Per ato te bllokut ne Tirane, qe ishin ngjitur me pallatet e qytetareve te zakonshem, apo per ato ne Durres, Pogradec, Vlore..., qe ishin ngjitur me kampet e pushimit te qytetareve?! Ju nuk dini as te genjeni!! Sistemet mund te kritikohen per shume gjera, por jo per keto qe mbllaciteni.... Prandaj edhe nuk i blen njeri keto mbllacitje, biles, as ata qe kane lindur mbas vitit 2000, jo me ata qe e kane jetuar ate kohe, apo ata qe kane 2 pare mend ne koqe. Po qeveritaret/bllokmenet e sotem, ketu ne vendin tone, por edhe ne vendet e tjera te botes, ku i vendosni ju te jetojne?! Ne Brrake, Babrru, apo .....?!

              Përgjigjjuni
          2. l
            labi

            Po edhe Bardhi vetë ka marrë një thelë të majme nga fondi i rindërtimit nepërmjet ca ndërtuesve sponsor.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Astrit USA

              Keshtu do te godisni korrupsionin pa then drejt per drejt pronarin e viles,qe me siguri e dini kush eshte por se thoni pwe te paralajmeruar ate qe e ka ,qe te rrij urte se do ti thoni emrin ne publik.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pino

                Ne KLSH kur pinte Jari zihej me grusjta me Manin e vet....sepse nuk I kishte cuar gjithe pjesen e pretenduar.....I tmerruan inspektoret e Gardisten......

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Titi

                  Eshte nje vile e veshur me gure te punuar me dore rrethuar me bredha te larte ....para 3-4 vitesh kam pare aty Flamur Noken .Nuk e di nese behet fjale per kete vile.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardan

                    Ajo vile duhet te jete paguar ne dinaret e derguar nga Beogradi per sherbime speciale per shkaterrimin e Shqiperise.

                    Përgjigjjuni
                  2. c
                    cup frroku

                    ky bardhi ka vetem nje te drejt se nuk esht anetar ipd e flet per qeif se nuk i dhimset jo pd po as demokratet e ndershem del ne baz o legen e shikoje sa vlen

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali non grata dhe kriminel

                      O Cub Froku poshte fashistet e Rithemelimit dhe Rrofshin demokratet qe mbeshtesin te persekutuarin Enkelejd Alibeaj nga partia komuniste e Sali Berishes!

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Sokol

                      Vazhdo bjeri bythes Gazi e leri keta. Ti ke hall bythe vella.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Juliano

                        E pra, e shikoni që kishte të shtëna( lulëkuqet mbi murin e korrupsionit). Pramdaj me të drejtën e zotit, me të drejtën popullore, ne sovrani i themi SPAK se ti na rrofsh për verë. Doni fakte dhe kallëzime, bujrum; shkoni në shtetin brënda shtet që e ka emrin ‘gjiri lalëzit’, filloni me rradhë se kush i ka ato vila maramëndëse, ku për ato prona kemi dhe të vrarë një gjyqëtarë me emrin Skerdilajt Konomi. SPAK të ha munë, jazëk ato rroga të majme që taksapaguesit ju paguajnë. Kraja s’mund ta prishë me kolgun dhe ortakun e tij Adriatik Llalla, ku ky i fundit zaptoi një fshat të tërë dhe sot, vuan dënimin në vilat e Italisë. Ky është SPAK, një institucion i pabesueshëm dhe konstruktiv korruptiv.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje