“Kush tha që janë bllokuar negociatat?” - Taulant Balla nga Bundestagu: Shqipëria synon përmbylljen brenda 2027

19 Maj 2026, 15:28Politika TEMA
“Kush tha që janë bllokuar negociatat?” - Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë vizitës zyrtare në Bundestag, zhvilloi një takim me kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian.

Gjatë takimit, Balla shprehu mirënjohjen ndaj Bundestagut dhe Qeverisë Federale Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar se vendi synon përmbylljen e negociatave me Bashkimi Europian brenda vitit 2027.

Me nota humori, Balla ironizoi zërat që pretendojnë se negociatat janë bllokuar.

“Kush tha që janë bllokuar negociatat?”, shkruan Balla, duke nënvizuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Takimi në Berlin vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërsa mbështetja e Gjermanisë konsiderohet kyçe për avancimin e mëtejshëm të negociatave.

Kujtojmë që prej të hënës dy bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian Taulant Balla, Jorida Tabaku dhe Kryetari i Komisionit per Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani janë ftuar nga Ministri i Shtetit per Europën Gunther Krichbaum si miq të Republikës Federale të Gjermanisë për një tur takimesh në Kancelari, Qeverinë Federale, Bundestag etj për të diskutuar mbi “anëtarësimin në BE – statusi dhe perspektivat e vendeve kandididate të avancuara”.

2 Komente

  1. S
    Seli

    Te shohim o Balle. Ketu jemi. Te shohim kur do mbyllesh kapitullin e pare.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Feruccio

      Njoni qeka shoku i Rames,se mbaka atlete

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje