Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

19 Maj 2026, 09:00Politika TEMA

Duket se për testin final, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, shumica e shqiptarëve janë optimistë.

Pyetjes “A mendoni se do të futet Shqipëria në BE më 2030?” të anketuarit në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News janë përgjigjur; 53.5% thonë “po”, 34% thonë “jo”, ndërsa 13% janë të pavendosur.

Lajmet e mira për integrimin e Shqipërisë në BE kanë rritur PS javën e fundit në 45%.

Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin

KAMPIONI: 1223 banorë të rritur të Shqipërisë

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.8%. /abcnews.al

5 Komente

  1. s
    sapa

    Kujt i intereson kjo propagande pa vlere?Shqiptaret po shkojne ne BE te gjithe dhe po jetojne atje ku ka shtet te vertete!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teodor

      Dhe mbeshtetja per Enverin ishte 90% deri ne 90.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Sondazh tip Zalo......

        Përgjigjjuni
        1. a
          accidentally_genius

          zaloshnja qe ka nje moter kurve te PD e ka bere kete sontazh!?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ani

            normal qe PS ka rritje . pse kush duhet te kete ?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje