Besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet — Banka Botërore konfirmon përmirësim të ndjeshëm të drejtësisë shqiptare

18 Maj 2026, 20:05Politika TEMA
Besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet —

Shqipëria doli sot me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, realizuar nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian.

Të dhënat tregojnë përmirësim të ndjeshëm në të gjitha dimensionet kryesore të sistemit gjyqësor krahasuar me vitin 2020.

Shifrat flasin vetë: besimi i qytetarëve tek gjykatat është dyfishuar — nga 26% në 53%. Pavarësia institucionale, dimensioni me rritjen më të madh, ka shënuar +30%. Qytetarët që e shohin reformën me sy pozitiv kanë kaluar nga 34% në 56%, ndërsa ata me perceptim negativ janë ulur nga 38% në vetëm 17%.
Reduktimi i korrupsionit perceptohet si arritja kryesore e kësaj periudhe.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e pranoi hapur edhe sfidën që mbetet: 72% e qytetarëve nuk e konsiderojnë sistemin financiarisht të përballueshëm.

“Ky hendek nuk na turpëron — na orienton. Drejtësia që kushton shumë nuk është drejtësi për të gjithë”, tha Gogu në fjalimin e tij përshëndetës.

Ministria ka njoftuar tre masa konkrete si përgjigje: zgjerimin e ndihmës juridike falas, digjitalizimin e plotë të sistemit të menaxhimit të çështjeve deri në dhjetor 2027, dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore — 100 vende stafi administrativ dhe 35 kuota për ndihmës magjistratë të miratuara vetëm këtë vit.

“Këto të dhëna nuk do t’i përdorim si trofe. Do t’i përdorim si busull — sepse Brukseli nuk pyet vetëm për ligjet, por për besimin që qytetarët kanë tek ligjet”, theksoi Ministri Gogu.

Anketa përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përbën një nga instrumentet kryesore të monitorimit të drejtësisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

6 Komente

  1. F
    Fshatari

    Kaq mjafton per te pasur besimi tek Banka Boterore dhe burokratet e saj qe bejne keto raporte.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turp, genjeshter per turp

      Kjo ishte genjedhtra me e madhe sot! Nje arsye me shume pse nuk duhet besuar Banka Boterore.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lubi Malltezi

      Mos ja fut pordhes kot o Gog. Eshte turp qe del e ben kete lloj propagande.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I lir

        Eshte lajm totalisht i genjeshter. Eshte pregatitur me porosi.... E kunderta eshte e vertete. Nuk ka ku shkon me keq se kaq. Mbetet te shpallet nje ligj per shkrirjen perfundimtare te gjykatave. Ky do ishte fundi i rruges ky na ka futur....

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salih

          Ik ore pusht muti, ku e shef ti, apo te ata gjykates qè jua hedhin truth ne ere brenda gjykates....ju jeni fekale te gjithe.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Toni Gogu edhe ti je një demagog e gënjeshtar si paraardhësit e tu.Reformo kadastrat nëpër rrethe e në qëndër,largoini militantët e paaftë e të korruptuar,sepse i kanë sjellë qytetarëve shumë andralla me pronat.Pret qytetari për pertifikatën e pronësisë gati 20 vjet e nuk ja japin.Shkojnë gazetarët e stopit apo fiksit dhe çertifikata e qytetarit del shumë shpejt.Pse Z ministër ndodh kështu ?Sepse zyrtarët militant që varen nga ministria jote janë të korruptuar e duan para.Po burgjet që i keni kthyer në bordello ku kriminelët e rrezikshëm shfryjnë epshet e tyre me vajza të show bizit pa asnjë lidhje farefisnore apo martesore me to.Përdorin telefona në burgje ku nga andej vazhdojnë sktivitetin e tyre kriminal.Administratat e burgjeve tuaja janë të mbushura me patronazhistë të korruptuar që bëjnë para duke shkelur ligjet.Po zyrtarët e tu aty në ministri ku hanë miza që lejojnë të ndodhin këtë pisllëqe o Toni Gogu demagogu ?Unë votoj kundër kriminelit sali maloku,por nuk mund të pranoj që ju të qeverisni kaq keq.Bëni punën sepse paguheni nga taksat tona e mos u tallni me qytetarët,sepse nuk ua kemi birxh.Kështu do shkoni në Europë ju ???!!!Turp !

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje