Ministri i Katarit në Tiranë dhe Durrës, Ferit Hoxha zbulon planet për projekte të mëdha nga energjia tek arsimi

18 Maj 2026, 20:16Politika TEMA
Ministri i Katarit në Tiranë dhe Durrës, Ferit Hoxha zbulon

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë dhe më pas në Durrës, Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sulltan bin Saad Al Muraikhi. Hoxha njoftoi se diskutimet mes dy homologëve riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera, besimin reciprok dhe partneritetin e fortë midis dy vendeve tona, si dhe angazhimin e përbashkët për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në disa fusha kyçe.

“Ne ramë dakord që rritja e shkëmbimeve, veçanërisht atyre të nivelit të lartë, ofron një moment të rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit dhe eksplorimin e mundësive të reja me interes të ndërsjellë.

Gjithashtu theksuam potencialin e rëndësishëm për biznesin në të dy vendet, duke përfshirë zgjerimin e investimeve të Katarit në Shqipëri në sektorë kyç si transporti, energjia, turizmi, bujqësia, infrastruktura dhe arsimi.

Për këtë qëllim, qeveritë tona do të mbajnë dialog intensiv politik dhe teknik që synon avancimin e projekteve konkrete të përbashkëta, lehtësimin e investimeve dhe forcimin e kontakteve njerëzore”, deklaroi Hoxha.

Hoxha shtoi se Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe mbështetjen e Katarit gjatë viteve, veçanërisht në kohë nevoje.

7 Komente

  1. P
    Patronazhisti

    Arsim katarian.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dan

      Po ambasadoren 25 vjecare ne Katar e kishte me vete ky Ministri qe i ka rene Edi Rames te patatinat?

      Përgjigjjuni
      1. #
        #

        Po tē kishte nē kombētare tekniku brazilian Silvinjo, lojtar me mbiemrin Hoxha, do ishim nē botēror pasi Enveri shkroi 50 vepra ndaj revizionizmit anglo-amerikan.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niko

          Erdhen keta per cdo ndihme qe japin e mbushin vendin me xhami

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kasemi

            Çfare stafi e shoqeron ministrin tone,te deformum complet,shume katunare nga paraqitja.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Azemi

              Po dhe ministri vete, komplet pamje fshatari te viteve 90.

              Përgjigjjuni
            2. m
              mallkuar qofsh ne breza

              Bojaxhiu i cmendur i surrelit, vazhdon te ndihmoje ne shtrirjen e kthetrave helmatisese dhe mbytese te islamit arabo-turk, ne kete truall europian, i ndihmuar nga ata qe ka zgjedhur vete, si balluku, hoxhe feriti etj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje