Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka “bllokuar” pushimet verore të tijve, pasi thotë se opozita do të vijojë betejën kundër “mafies më të rrezikshme në Evropë”. Në deklaratën para gazetarëve, Berisha tha se opozita do të angazhohet në “kryengritje paqësore” dhe në një “betejë të pandërprerë”.
“Betejë, betejë dhe vetëm betejë”, përfundoi ai. “Opozita nuk ka pushime. Opozita ka kryengritje paqësore, betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme të Evropës dhe njërën prej më të rrezikshmet në botë. Ndaj dhe ne, që i kemi shpallur luftë mafies në emër të shtetit ligjor, nuk mund të kemi asnjë pushim. Betejë, betejë dhe vetëm betejë”, tha Sali Berisha.
Ndërkohë sa i takon zgjedhje brenda PD, ai e cilësoi procesin si “formën më demokratike” të zgjedhjes së një lideri politik, ndërsa tha se me këtë votim mbyllet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së.
Ai u ndal edhe te mungesa e kandidatëve të tjerë në garë, duke deklaruar se në shumicën e rasteve kur në garë është kryetari aktual, rivalët zgjedhin të mos përfshihen për shkak të pasigurisë për rezultatin.
Sipas Berishës, shumë parti politike në botë nuk e zgjedhin kryetarin me parimin “një anëtar-një votë”, por përmes forumeve apo aklamacionit.
“Me datën 23, anëtarët e PD janë të ftuar në një proces ‘një anëtar-një votë’ të shprehin votëbesimin e tyre për Sali Berishën. Dhe me këtë mbyllet në votimin më transparent procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD. Ky proces, duhet të sqaroj, i cili u përfol nga ligësitë në mënyrën më të papërmbajtur, shënon formën më demokratike, procesin më demokratik të zgjedhjes së një lideri partie.
Por, natyrisht prania e kandidatëve është diçka shumë e mirëpritur në këtë proces. Por e vërteta është se në 75 përqind të rasteve kur në garë është kryetari, për fat jo të mirë, të tjerët nuk hyjnë në garë. Pse nuk hyjnë në garë? Jo se nuk mund të hyjnë në garë, mund të hyjnë plotësisht, por sepse nuk dëshirojnë të angazhohen në një garë që nuk kanë të sigurt rezultatin.
Dhe kjo nuk është vetëm në Shqipëri, kjo është në Evropë dhe në botë. Kjo është statistika e kësaj lloj gare. Shumica e partive politike në botë nuk e zgjedhin me ‘një anëtar-një votë’ kryetarin, e zgjedhin me forume, e zgjedhin gjer me aklamacion, me duartrokitje dhe merret si ekuivalent vote”, tha Berisha.
Mire e ka Mafia me e rrezikshme ne Europe eshte famija e ti !
Ju.pleher media, per cfare jeni? Te thoni vetem cfare thote ai? Pse nuk publikoni opinione te kunderta qofte dhe ate qe ju cfare mendoni?! A ju duket demokratike juve?! Apo kelyshe te politikes se vjeter jeni dhe ju!!
Po iker o Kriminel se na lodhe Tesh tera nermen per Popullin o Kriminel o Hajdud o Pis Vare veten o Kriminel dhe masna rruj firt Tije vetem nje Hale o Derr i Eger
Opozita ka 13 vjet që është me pushime, ju thoni e la pa pushime.
Nuk duam pushime vetem lexhenda te fitoj e te jete kryetar i jone,duam pordhesta se eshte zanati jone si molotoviste e aty paguhemi mire
Flet mashtruesi dhe bythelepiresit amin.Njerez me budallenj se ne Shqiperi nuk besoj te kete ne bote.
Nje non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar , tregone peralla per korrupsionin ....nuk e di ne se ka budalla qe e besone kete komunist psikopat.
Nuk do kemi rekorde noti kete vit…????????????
Arestimi I ketij kryekrimineli sjedhe dhe fundit e vrssjeve dhe korrupsionin qe e ngriti plehra qe te shkateroi te shqiperine dhe secilin shqiptare... Arestimi eshte i padiskutueshem ! Popull si gjithmone ne pritje ! Si dikur me vdekjen e ish Diktatori t Hoxha. .
Ajde Enver Hoxha na kishe shpene ne kulmin e demokracis dhe nuk t'a dinim.
Patjeter ,ndodh ne gjithe boten madje jane bere edhe filma do thoshte Elisa