Kushtetuta, dokumenti që i hoqi Sali Berishës kurorën e liderit të së djathtës

27 Nëntor 2023, 19:41Politika TEMA
Kushtetuta, dokumenti që i hoqi Sali Berishës kurorën e liderit

Nga Ylli Pata

Sot është përkujtuar pa shumë bujë një përvjetor, që është mjaft bazik për Shqipërinë. E që jo rastësisht, datën e hyrjes në fuqi e ka më 28 nëntor, pikërisht ditën e shpalljes së Shqipërisë-shtet.

Bëhet fjalë për dokumentin themeltar apo zemrën e një shteti, e cila këtë vit bën fiks 25 vjet nga hyrja e saj në fuqi.

Kushtetuta që ne kemi në fuqi u miratua në vitin 1998 nga shumica dërrmuese prej 2/3 e socialistëve në Kuvend, por ajo nuk u hartua vetëm nga socialistët, apo u vulos vetëm nga të majtët.

Por historia nuk mund të jetë e plotë, pa treguar atë që ka ndodhur para 28 nëntorit 1998, kur Presidenti i atëhershëm i Republikës, Rexhep Meidani, firmosi dokumentin themeltar të shtetit shqiptar.

Shqipëria hyri në dhjetorin 1990 me një Kushtetutë të vitit 1976, e cila jo vetëm që ndalonte partitë e organizatat, apo bizneset private, por shpalli ndoshta të vetmin vend ateist në botë.

Në fund të shkurtit 1991, pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë, Ramiz Alia, ngriti thuajse në mënyrë ekstra ligjore një “Këshill Presidencial” i cili sheshoi dhe rrëzoi të gjithë institucionet e shtetit komunist. Shumë jurist të kohës, e quajtën madje edhe grusht shteti. E shenjat e një grushti i kishte, pasi një “juntë jo ushtarake” drejtonte gjithçka në vend.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, PPSH fitoi 2/3 e Kuvendit dhe tentoi menjëherë që të bënte vendin me Kushtetutë. Draftin e kishte thuajse gati, të cilin e kishin hartuar mendjet më të zgjuara të jurispridencës që ishin akademikë e profesorë të fakultetit Juridik. Ai draft ishte pak a shumë Republika që u instalua më pas, por si gjithmonë “djalli fshihet në detaje”. Opozita e hodhi poshtë menjëherë, pasi sipas saj, shumë struktura të shtetit komunist duke nisur nga famëkeqi Sigurimi i Shtetit, jo vetëm nuk shkriheshin, por ristrukturoheshin. Neritan Ceka, Aleksandër Meksi, Arben Imami, Genc Ruli, Abdi Baleta, ishin deputetët kryesorë të opozitës shqiptare që argumentuan pse nuk duhet të miratohej drafti që Ramiz Alia solli në Parlamentin e parë jo komunist të Shqipërisë. Kishte fjalime e argumente të nivelit të lartë, pa bërtitje, por vetëk fakte dhe elokuencë.

Edhe Sali Berisha ka folur atëherë, ishte aktiv, por jo në nivelin e emrave të mësipërm. PPSH u zbraps nga ideja që të bënte Kushtetutën e saj, madje pranoi idenë e Partisë Demokratike, që vendi të kishte përkohësisht një Kornizë Kushtetuese me nenet bazë që u quajtën Dispzitat Kryesore Kushtetuese. Ku jepeshin parimet bazë të Republikës Parlamentare. Kjo kornizë ishte një dokument thuajse bipartisan, pork u rolin më të madh e luajti Partia Demokratike, që futi thuajse shumicën e parimeve që mbështeste, edhe pse nuk kishte numrat. Mazhoranca e pranoi, dhe ky dokument ishte i pari që krijoi kushtet e një kohezioni politik në Shqipëri.

Pasi PD fitoi zgjedhjet një vit më vonë më 22 mars 1992, Sali Berisha, para se të zgjidhej President i Republikës ndryshoi Dispozitat Kushtetuese, duke rrëzuar parimet bazë të opozitës kur u miratua dokumenti. Berisha brenda natës ndryshoi Kornizën, ku hoqi nenin që Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë udhëheqës i një partie politike. Pra e preku Kushtetutën bazë në zemrën e saj. E këtu, Sali Berisha, nga një pjesë e madhe e opozitës u quajt një despot.

E dihet tani historia e kundërshtive në PD, që nisën pikërisht nga ky akt. Por Berisha, pasi u zgjodh President dhe grumbulloi të gjitha pushtetet në duart e tij shtypi çdo kundërshtim. Dy vjet më pas Sali Berisha tentoi të bëjë vendin me Kushtetutë, duke sjellë në Kuvend një draft të tij, si Ramiz Alia në 1991-shin. Por ndryshe nga Alia që u tërhoq pas kërkesave të opozitës, Berisha nuk pranoi. Në këtë kohë, aleatët e PD-së e braktisën. Që nga Gjinushi i PSD-së apo edhe Godo i Partisë Republikane. Sali Berisha humbi shumicën për ta miratuar Kushtetutën në Parlament, e në mënyrë absurde e çoi në referendum, pa e kaluar në legjislativ.

Referendumi u zhvillua më 6 nëntor 199. Shumica e popullit e rrëzoi projektin e Sali Berishës, duke i dhënë një mesazh të qartë, se pikërisht atë ditë ai kishte humbur kurorën e liderit të së djathtës. Berisha u fsheh për disa ditë, por më pas doli duke justifikuar se ajo pjesë që kishte votuar pro që e quajti lokomotiva, ishte më e madhe se e gjithë pjesa që kishte votuar kundër. Pra theksoi se nuk ishte më shumicë absolute, por relative.

Gjithsesi, eventet shkuan për dreq. Në PD doli kundër edhe kryetari i saj de jure Eduard Selami dhe Zv.kryeministri Dashamir Shehi, që i kërkuan Berishës reflektim nga referendum dërrmues. Doktori s’pranoi dhe Selami u largua në SHBA. Erdhi 1996-a, ku zgjedhjet u shkatërruan, tmerri i 1997-s dhe zgjedhjet që i fituan socialistët.

Menjëherë, PS shprehu vullnetin për të hartuar Kushtetutën e re. Sali Berisha e bojkotoi procesin. PS me dinakëri vuri bashkëkryetarë të komisionit të hartimit të Kushtetutës dy të djathtë: Sabri Godon dhe Arben Imamin. Dokumenti u mbështet me asistencë edhe nga amerikanët e europianët, e sidomos kokat e Komisionit të Venecias. Berisha nuk e pranoi deri ditën e fundit, madje sfidoi mazhorancën, duke i bërë thirrje votuesve të PD-së që të mos merrnin pjesë në referendum. Në të cilin doli më shumë se 50 përqind e zgjedhësve që kishin votuar një vit më parë në zgjedhjet parlamentare.

E si në zgjedhjet e vitit 1997 nuk se 2/3 e shqiptarëve ishin me PS-në, por aq ishin kundër Sali Berishës. E kjo pjesë që prej vitesh quhet “elektorati gri”, është ajo pjesë që refuzon Sali Berishën si lider i së djathtës. Në çdo zgjedhje apo referendum, kjo pjesë, edhe pse nuk e do PS-në, pranon të bashkohet me të në raste të rëndësishme siç është Kushtetuta, edhe kundër atij që e konsiderojnë si zaptues i fronit të liderit të së djathtës shqiptare.

14 Komente

  1. G
    Gjeli

    Sala rrace muti

    1. S
      S

      Çfare tmerri per te lexuar kete shkrim Ylli....Ka aq shume gabime ortografike dhe drejteshrimore sa je vete ne kembe.Po kontrolloje para se ta hedhesh ne mexhelis, se le nam. Do me detyrosh here tjeter te te bojkotoj...Tung shoku...

      1. P
        Pordhaxhiu

        Aman mos bojkoto se bëhet nami. Të bojkotosh ti do të thotë që ne do të qajmë dhe nuk do hamë 3 ditë me rradhë d.m.th do mbajmë ramazan.

      2. S
        Scorpion

        Fatkeqesi kombetare qe ky fismidhje u perkrah nga nje pjese e madhe, por kurre shumice, e shqiptareve ne keto 33 vjet. E eliminoi eliten demokratike, qe do ta kishte cuar para kete vend. Mbajti gjalle kultin e individit, nuk ia hapi horizontin shtetformues popullit. Perkundrazi, e shtyu drejt perfitimeve te padrejta, drejt degjenerimit te vlerave per pushtetin personal. Shkurt, njeri antikombetar. Kur sheh qe edhe sot e perkrahin 30% e votuesve, e kupton qe e kemi merituar kete pervers politik keto tri dekada.

        1. B
          Bumbum..bum

          Kte Kushtetut e kan hartuar hajdutat e liris dhe demokracis se vertet. Ju qfsha rpot me gjith kushtetut. Ndaj e shkelin me të dyja këmbët.

          1. C
            California

            Vetem me njeriun nuk ka lidhje kjo fytyre e ky shpirt

            1. M
              Malo

              Je i verber apo shurdhe,ben budallin apo nuk kuptone kete gjeje me veten tende,qe ky popull eshte i majte ska diskutim,sa prr pjesen gri te 96/97/98 es ata iken te motivuar e me te drejte se humben leket edge per kete pd edhte pegjegjese,prsa i perket 2013 edhe der sote elektorsti gri eshte blere me vende pune,pra gjeje veten se ku ndodhesh se ke humbur busullen o Pata Gazetar.

              1. D
                Demotakercita

                Kushtetuta eshte akti themelor i nje shteti.Ajo mund te kete nryshime (retushime) te vogla pa prishur themelet e saj.Ne Shqiperi,qe nga vendosja e saj jane bere ndryshime te vazhdueshme per interest e grupimeve politike e te individeve.Me e diskutuara,ndryshimi per zgedhjet per Kuvend,ku kryetaret e partive jane ata qe bejne listat duke i ber grupet kuvendore "ushtare besnik" te kryetarit. Kjo gje ka perkeqsuar pluralizmi dhe demokracine.

                1. J
                  Janina, kryeqytet i Shqiperis Etnike

                  Cfare merreni akoma me kete cope muti?! Duke u marre me te i zgjatet jeta. Thone se i ka shkuar koha. E verteta eshte se kurre nuk ka pasur nje kohe! Ishte nje renie ne humnere. Nje shperthim i mutit, pjelle e barkut te mizerjes. Nje rikthim ne mesjete. Nje rrenim per imazhin nderkombetar te aftesive vetqeverisese te shqiptareve. Lereni te ngordhe duke u perlyer me jashteqitjet e tij! Detyra jone nuk eshte te hame mut, por te pastrojme mutin e tribalizmit, vorjoqimarizmit te sufllaqeve, islamizmit, mutit te neobizantizmit, vatikanizmit, plagen e varferise ekstreme, analfabetizmin, mafjen, korrupsjonin. Detyra jone eshte te shtime ne dore sektoret strategjike te industrise, sigurise dhe ekonomise shqiptare qe copat e mutit shiten per te ngopur gryken e shushunjave qe kane pjelle dhe grykesine e tyre per karrige. Detyra jone eshte te rindertojme ushtrine e kthyer ne djerre. Detyra jone eshte te jemi nje komb ne gjendje te sigurojme egzistencen tone permes nje bujqesie sovrane, industrie sovrane dhe aftesive tone vetmbrojtese. Sfidat e kombit shqiptar jane perpara, jo prapa tek nje cope muti qeni qe po jep shpirt si moterqiri me i ndyre i ketij kombi, duke mos lene sperme qeni pa gelltitur

                  1. V
                    Veshgusi

                    Nje peshqesh e kemi nga Saliu perdhosjen e flamururit nga kuq e zi ne bardh e blu

                    1. B
                      Bureto

                      Ky emër, pra Salih Berisha, është fatkeqësi kombëtare. Për të treguar se pse është i tillë, them se komentet do të ishin të tepërta. Shqiptarët e njohin mirë. Fatkeqësisht, për 101 arsye, ka që i shkojnë ende pas, por fatmirësisht në këto 33 vjet kanë qenë pakicë, e cila çdo ditë e më shumë po bjerret, deri sa për të mirën e Atdheut dhe Demokracisë, bashkë me "monstrën" të shuhet. Sidoqoftë, meqē sot është ditë e shënuar, le t'i urojmë gjithë shqiptarëve, kudo që janë: Gëzuar festën e Flamurit!

                      1. T
                        Toli

                        Si gjithnjë mashtrues,njështar.

                        1. P
                          Patoku

                          "Referendumi u zhvillua me 6 nentor 199..." oj Pate, sot me keto traplliqe ke flliqur tere rracen e Patave te qymezit te qeverise, plus ja ke kaluar dhe asaj 7x7=42 te atij qe sot ka kapercyer ylberin e eshte bo personazh pozitiv...

                          1. D
                            Dardhane

                            1990 ishte dita ma e zeze e shqiperis , dita kur pushtetin absolut e moren shpiunet sllavo-greko-ruse . Shqiperia doli nga komunizmi si nje kopsht botanik, nje vend pa birgje , me uzina e infrastrukture te dobet por te bukur si ne filmat vizatimore per femije, nje varferi e paster dhe me kulture , mjaftonte qe vetem timonin ta merrnin patriotet e dishem dhe te fillonin reformat qe tju pershtateshin kohes moderne ashtu si beri edhe kina . Enveri ishte diktatore , po si mos te ishte kur ne shqiperi kishe nje popull qe ishte i hasmuar mes veti dhe asnjeri se ndjente veten shqiptare dhe perveq asaj kishte 5-6 besime te ndryshme .Regjimii Enveri sigurisht qe presekutoi diken gabimisht nga keq perdorimi qe ai u besoi partiakve lokale por te krahasosh viktimat e Regjimit te Enver hoxhes me te Sali Berishes asht e barabart me 0. Nji burre nga shqiperia me tha se pse ju te kosoves keni ba rezistenc jugosllavise se keni jetuar jeten e beglerit dhe i thashe qe ne kemi jetuar me keq se ju se buken e hajshmi me kumsht djathi dhe buke kallamoqe dhe qe shtepit i kishmi nga lloqi dhe flenim ne dy dhoma 15-20 antare dhe qe dritat e rrymes i kemi pa veq ne vitet e ‘75 dhe qe « wc » i kishim 100metra nga shpia dhe njeri nuk besojke ishte mbushur propagand me informata si jetonin njerzit ne beograd-zagreb e lubljan. Jo vlla keni deshtue total .

                            Lini një Përgjigje