
Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë aty ku zhvilloi online një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane.
Ndër të tjera ai komentoi qasjen e Kosovës përballë Serbisë duke thënë se nëse autoritetet e Kosovës do t’i përmbahen asaj që kanë nisur në marrëveshjen në parim, siç është shprehur dhe kryeministri Kurti në Bruksel, do të jetë e jashtëzakonshme për hir të Kosovës dhe rajonit. Rama tha se shpresonte shumë që kjo të ecte para.
“Është përgjegjësi e Beogradit që shpalli zi kombëtare në nder të kriminelëve. Duhet të mos biem pre e përshkallëzimeve dhe të trefishojmë përpjekjet për të bërë paqe.
Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen e autoriteteve të Kosovës dhe duke pranuar në parim asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës dehe qeveria kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi,” – deklaroi Rama.
Ai shtoi gjithashtu se ndihej mirë teksa shihte që kontributi i tij është vlerësuar, sepse siç sqaroi kryeministri shumë prej asaj që ai kishte propozuar ishte pjesë e propozimit të BE-së.
"Trefishimi i përpjekjeve..." Zgjidhja paska qenë e thjeshtë fare: një shumëzim me tre. Po me cilin numër duhet të pjesëtohen dhjetra mijëra betimet e Vuçiçit që nuk do ta njohë Kosovën? Po ai zagari i tij që për llogari të Vuçiçit, me paratë e Vuçiçit e me bekimin e tij e të kishës serbe me sa fish duhet të përpiqet për heqjen dorë nga aventurat kriminale?
Ik ore mendjemath! Ai nuk eshte gjyshi jot dhe nuk te ngjan fare ty. Ai eshte Sali Berisha, trimi i Vlores!
Hipokrit deri ne neveri! Jo tre fish por trefish e gjysem. Cfare k… ri me k te madhe shtypi.