150 bashki dhe komuna shqiptare parakojne neser ne Tiranë. Veliaj: Do jetë vërtet një ditë për të mos u harruar

27 Nëntor 2023, 15:33Politika TEMA

150 bashki dhe komuna shqiptare parakojne neser ne Tiranë. Veliaj: Do

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”, do të organizojnë nesër paradën e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota do të bëhen bashkë këtë të martë në Tiranë.

Në një intervistë për Top Channel, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se për këtë organizim janë bërë bashkë rreth 150 bashki dhe komuna.


“Bashkë me kolegët e Rrënjë Shqiptare kemi organizuar rreth 150 bashki e komuna. Disa kanë ansamblet e tyre, disa janë shumë profesionistë, disa të tjerë për shembull, bashkitë e Maqedonisë së Veriut do vijnë edhe me Ansamblin e tyre kombëtar, ashtu si yni, ndërkohë që ka disa bashki ku janë kryesisht nxënës e studentë që janë në ansamble amatore. Do ketë përfaqësues të atyre që vijnë nga Plava, Gucia, pra edhe komuna, bashki të vogla shqiptare të Malit të Zi, nga Presheva e Bujanovci. Shumica e bashkive të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, 47 delegacione arbëresh”.

Do jetë vërtet një ditë për të mos u harruar, sipas Veliajt.

“Do jetë vërtet e bukur. Shumica e delegacioneve kanë filluar të mbërrijnë dhe të bëjnë provat e tyre. E di që nesër do jetë një ditë sfidë. Nuk do jetë ky dielli që shkëlqen, por kur mendoj që po festojmë sakrificën e atyre që nuk pyetën nga plumbat, me pak sportivitet, me mushama, çadër në dirë, fëmijët në krah dhe flamurin me vete, besoj që do ta kalojmë këtë sfidë”.

5 Komente

  1. N
    Niku

    Te gjithe kolege i ke o lali? Kolege per pastruesit, kolege per policet, kolege dhe per Albanian Roots. Kryetare bashkie jane te gjithe keta? Dhe c'domethene parakojne, se s'po e marr vesh.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexuesi

      C’do methane parakojne?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parakalojnë

        Parakalojnë.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Arbri

        Po Arbërit e Jonit do jenë? https://www.youtube.com/watch?v=RByramofgXY

        Përgjigjjuni
        1. r
          raul

          Pasi te mbaroje parakalimi i 150 bashkive shqiptare ne fund do kete dhe nje parakalim te vecante. Ne emer te 5 bashkive te foltores se vicidolit te fituara me 14 maj me breke neper kembe, do beje nje performance krrici i faro pace pilafit me kollaro i cili gergufur me dy gishta lart do parakaloje hipur mbi furgonin e policise me gjysmen e trupit perjashta duke bere garipin para pjesmarresve te parades se madhe te Tiranes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje